Shqipëria Postuar më 31 Korrik 2025, 11:35

Grup-kapitulli 5 i negociatave me BE-në/ Denaj: Mbështetje fermerëve, modernizimit të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore!

Nga Edel Strazimiri

Grup-kapitulli 5 i negociatave me BE-në/ Denaj: Mbështetje

Denaj ndau sot në rrjetet sociale një video informuese për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Ministrja bëri të ditur se, “nga hapja e Grup-kapitullit 5 të negociatave me Bashkimin Europian dhe në tërësi në këtë proces integrues, Shqipëria përfiton mbështetje nga modernizimi i bujqësisë, mbështetja e fermerëve, tek përmirësimi i standardeve të prodhimit dhe kontrollit ushqimor, për të vijuar në forcimin e politikave të kohezionit”.

“Ky hap është dëshmi se rruga drejt BE-së, është jo vetëm vullnet politik, por edhe një garanci për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social për qytetarët shqiptarë, që në këtë rast i referohen sigurisë ushqimore dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e konsumatorëve”, u shpreh Denaj.

Rëndësia e Grup-kapitullit 5 është thelbësor për ekonominë shqiptare, pasi përfshin fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm, mbështetjen e fermerëve dhe peshkatarëve, dhe sigurinë ushqimore.

Grup-kapitulli 5 përbëhet nga 5 kapituj: Kapitulli 11 (Bujqësia dhe Zhvillimi Rural); Kapitulli 12 (Siguria Ushqimore, Politika Veterinare dhe Fitosanitare); Kapitulli 13 (Peshkimi); Kapitulli 22 (Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore) dhe Kapitulli 33 (Dispozitat financiare dhe buxhetore).

Negociatat e këtij grup-kapitulli do të nxisin reforma për modernizimin e bujqësisë, përmirësimin e standardeve të prodhimit ushqimor dhe forcimin e politikave të kohezionit.

Shqipëria synon të hapë të gjithë kapitujt e negociatave brenda vitit 2025 dhe të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, me synimin për t’u anëtarësuar në BE deri në vitin 2030.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...