Durrsakët, më kursimtarët në 2025 - BSH: Depozitat në Tiranë dhe Vlorë, me rënie të lehtë. Si paraqitet situata në qarqet e tjera?
Qytetarët dhe bizneset po mbajnë gjithnjë e më shumë kursime në bankë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave pësoi një rritje me 0.3% në tremujorin e dytë të vitit.
Por cilat janë qarqet që kursejnë më shumë?
Duke qenë se në Tiranë është përqendruar shumica e popullsisë dhe bizneseve, ky qark kryeson për sa i përket vlerës së parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë. Depozitat në kryeqytet kapin një vlerë prej 836 miliardë lekësh, për t'u ndjekur nga Durrësi me 124 miliardë lekë dhe në vend të tretë nga Vlora me 101 miliardë lekë depozita në bankë.
Megjithatë, nga prilli deri në qershor, kanë qenë durrsakët ata që kanë zgjedhur të shpenzojnë më pak dhe të kursejnë më shumë. Sipas statistikave zyrtare, depozitat në qarkun e Durrësit pësuan rritjen më të lartë në krahasim me zonat e tjera të vendit, me 2.2% konkretisht. Gjithashtu edhe depozitat në Fier janë rritur me 2% vlerësuar me tremujorin e parë të 2025.
Pavarësisht se kanë depozitat më të mëdha, duket se tiranasve dhe vlonjatëve nuk i kanë mjaftuar të ardhurat për të lënë mënjanë disa kursime në tremujorin e dytë. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shuma e depozitave në qarkun e Tiranës dhe Vlorës ka pësuar një rënie të lehtë krahasuar me tremujorin e parë, me 0.5% dhe 0.1% përkatësisht.
Tirana, Durrësi, Vlora dhe Lezha rezultojnë të jenë të vetmet qarqe ku depozitat në valutë preferohen më shumë se ato në lekë. Në këto katër qarqe, kursimet në euro janë ndjeshëm më të larta se ato në lek.

Rregullore Kombëtare për Hapësirën Publike - Rama: Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël
Shqipëria do të ketë një rregullore kombëtare të hapësirës publike, me qëllim zhvillimin e kontrolluar të saj. Lajmi është bërë I ditur nga kryeministri Edi......

891 milionë lekë për Censin e Bujqësisë - Parashikohen gjoba kush nuk jep informacione të sakta
Pas përmbylljes së Censit të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2023, Instituti i Statistikave po përgatitet për Censin e Bujqësisë. Projektligji është nxjerrë......

Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 mln euro - Në qendrën historike jetojnë më pak se 50.000 vetë, por vijnë miliona turistë në vit
Dhjetë euro u është dashur të paguajnë turistëve ditorë për të vizituar qendrën historike të Venecias më 2025. Qyteti ndërkohë ka përfunduar fazën e provës me......

Qeveria gjermane miraton pr/buxhetin 2026 - Trefishohet huamarrja. Investime rekord për mbrojtjen dhe infrastrukturën
Kabineti gjerman miratoi një projektbuxhet të vitit 2026 që përmban investime rekord dhe tre herë më shumë huamarrje se vitin e kaluar. Ekonomia më e madhe e......

SHBA po humb garën kundër Kinës? - Analiza/ Politikat e Trump po thellojnë diferencën midis superfuqive
Shtetet e Bashkuara po e humbasin garën me Kinën. Ky nuk është një përfundim që shumë do ta kishin nxjerrë gjashtë muaj më parë, por tani duket i......

Fed nuk i “nënshtrohet” Trump - I mban normat e interesit të pandryshuara, pavarësisht presionit politik
Rezerva Federale i mbajti normat e interesit të qëndrueshme dhe nuk ofroi shumë të dhëna se kur mund të ulen kostot e huamarrjes. Vendimi shkaktoi mospajtime......

SHBA vendos tarifa 15% për Korenë e Jugut - Marrëveshja tregtare përfshin 350 miliardë dollarë investime në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Uashingtoni kishte arritur një marrëveshje tregtare "të plotë" me Korenë e Jugut, duke vendosur tarifa të......

Tarifat e Trump favorizojnë Kanadanë dhe Meksikën - Prodhuesit amerikanë të çokollatës përballen me kosto më të larta se fqinjët
Tarifat tregtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, synojnë të nxisin prodhimin vendas. Por në industrinë e çokollatës, ato po bëjnë të kundërtën: po......