Cilat vende konsumuan “bukën” shqiptare? Në vitin 2024 eksportuam kryesisht drejt Greqisë, Kosovës dhe SHBA-së
“Scan Intel” ka analizuar edhe më herët përmes të dhënave të INSTAT eksportet e produkteve bazë “Made in Albania”, ndërkohë këtë herë është ndalur tek eksporti i drithërave në dy vitet e fundit.
Sipas të dhënave për vitin 2024, vlera e eksportit të drithërave vlerësohet në 24.8 milionë lekë, duke shënuar një rënie prej 4% krahasuar me vitin 2023 kur regjsitrohej në 25.8 milionë lekë. Megjithatë, nisur nga shifrat zyrtare, vlera e eskportit për vitin 2023 dhe 2024 është ndjeshëm më e ulët se në vitin 2022, kur regjistroheshin rreth 230 milionë lekë eksporte të drithërave.
Përgjatë këtij viti, i cili përkon edhe me krizën e ndikuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, thuajse e gjithë sasia e drithërave të eksportuar ka shkuar drejt një shteti të vetëm, Kosovës, duke qenë se ka patur vështirësi me rezeravat.
Por në cilat vende kanë shkuar drithërat shqiptare përgjatë vitit 2024?
Vlerën më të lartë të eksporteve për këtë produkt për vitin që lamë pas e regjistron Greqia me 8.5 milionë lekë. Ndërkohë, në vitin 2023, të dhënat tregojnë se nuk kemi eksportuar drithëra drejt këtij vendi.
Kosova renditet e dyta, pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar me 5.2 milionë lekë dhe 3.8 milionë lekë përkatësisht. Në renditje po ashtu futen edhe Mali i Zi, Italia dhe Ruanda. Këto pra janë vendet drejt të cilave kanë shkuar eksportet e drithërave.
Le të theksojmë se Shqipëria ka një varësi të konsiderueshme të këtij produkti nga importi. Sipas të dhënave të analizuara më herët nga “Scan Intel”, varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit, megjithatë, numrat për vitin 2024 tregojnë se ka patur një rrije të importit të drithërave në peshë, por edhe në vlerë. Në vitin që lamë pas, Shqipëria importoi rreth 10 miliardë lekë drithëra me një rritje të lehtë prej 0.2%, krahasuar me vitin 2023.
Ndërkohë nëse do të flasim për prodhimin, gjatë vitit 2023, periudha e fundit kur të dhënat janë publike ka prodhuar rreth 710 mijë tonë drithëra. Saktësist ¼ e prodhimit e mban mbi “shpatulla” një qark i vetëm dhe ai është qarku i Fierit.
Sondazh

BE vendos theksin te “Made in Europe” - Synon të reduktojë varësinë nga infrastruktura digjitale e SHBA-së
Bashkimi Evropian është nën presion për të rritur aftësitë teknologjike dhe për të reduktuar varësinë e madhe në infrastrukturën dhe shërbimet digjitale të......

Një goditje e fortë për sektorin e BE-së - Prodhuesi më i madh i baterive në Europë shpall falimentimin!
Prodhuesi i baterive Northvolt ka shpallur falimentimin në Suedi, duke i dhënë një goditje aftësive të prodhimit të baterive të Europës. Firma tha se kishte......

Deri 186 euro/hektarë për naftën në bujqësi - Harta e mbjelljeve/Sa para do të marrin fermerët sipas kulturës?
Fermerët që punojnë tokën do të përfitojnë pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi. Kriteret për përfitimin nga skema......

Panele diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: 3526 qytetarë kanë aplikuar deri më tani në thirrjen e dytë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se 3526 qytetarë kanë aplikuar deri më tani në......

SHBA propozon një armëpushim 30-ditor – Çfarë pritet nga biseda mes Trump dhe Putin?
Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se do të fliste me presidentin rus Vladimir Putin, i cili "shpresojmë" të pajtohet me......

Britania investon për energjinë e gjelbër - Gati 2 miliardë paund për të rritur eficiencën energjetike
Britania e Madhe do të investojë 1.8 miliardë paund për të përmirësuar efikasitetin energjetik. Sipas vendimit qeveritar, metodat që do të përdoren janë......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? - Franga zvicerane vijon rënien. Rikuperon Paundi britanik
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes pasi vijon të blihet sot me 90.8 lekë dhe të shitet me 92 lekë krahasuar me ditën e......

Rama dhe Koçiu në Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë: Shërbime të specializuara për mbi 100 mijë banorë
Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”-Kavajë, e cila ofron shërbime shëndetësore për mbi 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth, i......