Deri 186 euro/hektarë për naftën në bujqësi - Harta e mbjelljeve/Sa para do të marrin fermerët sipas kulturës?
Fermerët që punojnë tokën do të përfitojnë pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi. Kriteret për përfitimin nga skema Kombëtare e Subvencioneve janë botuar në Fletoren Zyrtare, ku dhe është përcaktuar vlera e saktë që do të përfitojnë aplikantët fitues sipas kulturës së mbjellin.
Konkretisht, referuar vendimit kulturat janë të ndara në tre grupime kryesore.
Sa i takon kultivimit të bimëve të arave, do të jepen 18,582 lekë/ha për kulturat pranverore si misër, fasule, luledielli, sojë, sorgum. 12,714 lekë/ha për bimët e lashta si grurë, tërshërë, thekër, elb, foragjerë njëvjeçarë, industriale (patate, duhan, panxhar, pambuk. Dhe 8,802 lekë/ha për foragjerë shumëvjeçarë, bimë aromatike-mjekësore.
Në grupin e drufrutorëve, do të jepet pagesë për naftën për kultivimin e mollëve me 18,582/ ha, 15,648 lekë/ha për të gjitha llojet e frutave, ulli, agrume dhe vreshta si dhe 13,692 lekë/ha për arra, bajame, lajthi dhe gështenja të kultivuara si dhe 16,626 lekë/ha për të gjithë fidanët e bimëve farore, bërthamore dhe arrore.
Sa i takon grupit të tretë, kultivimit të perimeve, pagesat për naftën variojnë nga 14,670 lekë/ha për të gjitha llojet e perimeve të fushës sezoni i parë, përfshi shalqi, pjepër, luleshtrydhe dhe 16,626 lekë/ha për të gjitha perimet e serës, sezoni i parë.
Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për të përfituar nga skema e naftës, janë që të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 ha, ndërsa madhësia e parcelave, me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim.
Fermerët përfitojnë deri në 100% të vlerës, me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra. Për sipërfaqen mbi 10 ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren.
Sondazh

Panele diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: 3526 qytetarë kanë aplikuar deri më tani në thirrjen e dytë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se 3526 qytetarë kanë aplikuar deri më tani në......

SHBA propozon një armëpushim 30-ditor – Çfarë pritet nga biseda mes Trump dhe Putin?
Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se do të fliste me presidentin rus Vladimir Putin, i cili "shpresojmë" të pajtohet me......

Britania investon për energjinë e gjelbër - Gati 2 miliardë paund për të rritur eficiencën energjetike
Britania e Madhe do të investojë 1.8 miliardë paund për të përmirësuar efikasitetin energjetik. Sipas vendimit qeveritar, metodat që do të përdoren janë......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? - Franga zvicerane vijon rënien. Rikuperon Paundi britanik
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes pasi vijon të blihet sot me 90.8 lekë dhe të shitet me 92 lekë krahasuar me ditën e......

Rama dhe Koçiu në Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë: Shërbime të specializuara për mbi 100 mijë banorë
Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”-Kavajë, e cila ofron shërbime shëndetësore për mbi 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth, i......

Pagat e shqiptarëve u shtuan me rreth 8 mijë lekë/ Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar sektori privat nxiti rritjen
Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024,......

Energjia diellore “dominon” SHBA-në - Përbën 84% të totalit të ri të shtuar në vitin 2024
Energjia diellore përbënte 84% të kapacitetit të ri të prodhimit energjetik të shtuar në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Por industria përballet me një......

"Sovraniteti evropian në rrezik" - BE i përgjigjet Trump me euron digjitale
Konfrontimi i Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara nuk kufizohet vetëm në tregti apo në të ardhmen e Ukrainës. Ministrat e financave të Eurozonës kanë......