Shqipëria Postuar më 12 Mars 2025, 09:58

Panele diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: 3526 qytetarë kanë aplikuar deri më tani në thirrjen e dytë

Nga Edel Strazimiri

Panele diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: 3526 qytetarë kanë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se 3526 qytetarë kanë aplikuar deri më tani në thirrjen e dytë për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, të cilat subvencionohen në masën 70% nga buxheti i Agjencisë për Eficiencën e Energjisë (AEE) dhe se deri tani janë aprovuar 900 prej këtyre aplikimeve.

“Grupet e ekspertëve po shqyrtojnë çdo aplikim, dhe deri më tani janë aprovuar 900 prej tyre të ardhura nga çdo cep i vendit”, deklaroi ajo.

Aplikimet, të cilat ende vijojnë, u hapën më 24 shkurt dhe nga kjo thirrje do të përfitojnë 2 mijë familje.

Vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet 20-30%.

Ndërkaq fituesit e thirrjes së parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë/kontratë energjie.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat