BE vendos theksin te “Made in Europe” - Synon të reduktojë varësinë nga infrastruktura digjitale e SHBA-së
Bashkimi Evropian është nën presion për të rritur aftësitë teknologjike dhe për të reduktuar varësinë e madhe në infrastrukturën dhe shërbimet digjitale të Shteteve të Bashkuara. Kjo lëvizje vjen ndërsa lidhjet transatlantike nuk janë më aq të forta sa më parë.
Të dhënat evropiane ruhen kryesisht në shërbimet cloud të SHBA-së, me kompani si Amazon, Microsoft dhe Google që zotërojnë mbi dy të tretat e tregut evropian. Evropa zë vetëm 10 për qind të tregut global të mikroçipeve. Kompanitë me bazë në SHBA si OpenAI dhe Anthropic po udhëheqin revolucionin e inteligjencës artificiale.
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë Friedrich Merz paralajmëroi se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë nga SHBA", pas kërcënimeve tarifore të vazhdueshme të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Gjatë vitit të kaluar, njerëz me ndikim në politikat e teknologjisë, kanë diskutuar idenë e iniciativës EuroStack. Ata pretendojnë se për të ndërtuar një infrastrukturë teknologjike evropiane, tre shtresa teknologjish thelbësore të vendosura mbi njëra-tjetrën duhet të trajtohen njëkohësisht.
Shtresa e parë është infrastruktura, siç janë mikroçipet; e dyta lidhet me ndërmjetësit, si platformat cloud, një ID digjitale ose euro digjitale; ndërsa e treta ka të bëjë me aplikimet, të lidhura dhe të drejtuara nga inteligjenca artificiale.
Sovraniteti kalon përmes këtyre tre shtresave: çipe të krijuara në Evropë për të fuqizuar qendrat e të dhënave dhe shërbimet cloud që ruajnë të dhënat në nivel lokal, mbi të cilat janë trajnuar modelet evropiane të inteligjencës artificiale. Analistët thonë se çështja nuk është të eliminohet teknologjia e SHBA-së, por të paktën "të krijohet një hapësirë për teknologjinë evropiane".
Evropa ka pasur projekte premtuese në të gjitha shtresat, por ato kanë dështuar ose kanë qenë të paqëndrueshme në afat të gjatë. Shërbimet Cloud janë dobësia më e madhe e kontinentit të vjetër. Ato veprojnë si shtylla kurrizore për shumë shërbime publike dhe ruajnë të dhëna të ndjeshme.
Pavarësisht nga shtysa franko-gjermane Gaia-X për të bindur kompanitë evropiane që të ruajnë të dhënat në nivel lokal me ofruesit evropianë, këto shërbime kanë rënë vazhdimisht në vitet e fundit.
Mbrojtësit e EuroStack shohin se rryma mund të ndryshohet vetëm me investime të qëndrueshme, kërkesë të garantuar të qeverisë dhe rregulla të unifikuara për transferimin dhe sigurimin e të dhënave. Ekspertët e sigurisë kibernetike theksojnë se "është çmenduri të vazhdohet transferimi i të dhënave evropiane në shërbimet cloud amerikane".
Ekzekutivi i BE-së ka filluar të kërkojë më shumë teknologji evropiane sovrane, veçanërisht në sektorin e inteligjencës artificiale. Rritja e kapacitetit teknologjik në Evropë ka qenë një nga objektivat kryesore të Komisionit. Në dhjetor, ai njoftoi deri në 2 miliardë euro investime në shtatë vende evropiane.
Shtetet e Bashkuara e “poshtëruan” menjëherë këtë shumë, duke premtuar një plan prej 500 miliardë dollarësh për inteligjencën artificiale në janar. Si përgjigje, BE bëri një përpjekje në shkurt për të mobilizuar 200 miliardë euro në këtë sektor nga investitorët privatë, kompanitë dhe vendet anëtare.
Përmasa e investimit të nevojshëm ka të ngjarë të jetë pengesa më e madhe për ndërtimin e një infrastrukture teknologjike evropiane. Hardueri i inteligjencës artificiale është vetëm një nga tre shtresat e nevojshme për një strukturë sovrane.
Ekspertët theksojnë se nevojitet një buxhet prej 300 miliardë eurosh për ndërtimin e EuroStack gjatë 10 viteve të ardhshme. Kjo mund të jetë një barrë shumë e rëndë për kapacitetin financiar të BE-së në një kohë kur qindra miliarda euro po përdoren për të rritur kapacitetin e mbrojtjes.
Sondazh

Një goditje e fortë për sektorin e BE-së - Prodhuesi më i madh i baterive në Europë shpall falimentimin!
Prodhuesi i baterive Northvolt ka shpallur falimentimin në Suedi, duke i dhënë një goditje aftësive të prodhimit të baterive të Europës. Firma tha se kishte......

Deri 186 euro/hektarë për naftën në bujqësi - Harta e mbjelljeve/Sa para do të marrin fermerët sipas kulturës?
Fermerët që punojnë tokën do të përfitojnë pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi. Kriteret për përfitimin nga skema......

Panele diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: 3526 qytetarë kanë aplikuar deri më tani në thirrjen e dytë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se 3526 qytetarë kanë aplikuar deri më tani në......

SHBA propozon një armëpushim 30-ditor – Çfarë pritet nga biseda mes Trump dhe Putin?
Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se do të fliste me presidentin rus Vladimir Putin, i cili "shpresojmë" të pajtohet me......

Britania investon për energjinë e gjelbër - Gati 2 miliardë paund për të rritur eficiencën energjetike
Britania e Madhe do të investojë 1.8 miliardë paund për të përmirësuar efikasitetin energjetik. Sipas vendimit qeveritar, metodat që do të përdoren janë......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? - Franga zvicerane vijon rënien. Rikuperon Paundi britanik
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes pasi vijon të blihet sot me 90.8 lekë dhe të shitet me 92 lekë krahasuar me ditën e......

Rama dhe Koçiu në Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë: Shërbime të specializuara për mbi 100 mijë banorë
Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”-Kavajë, e cila ofron shërbime shëndetësore për mbi 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth, i......

Pagat e shqiptarëve u shtuan me rreth 8 mijë lekë/ Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar sektori privat nxiti rritjen
Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024,......