Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2026, 19:51

Ligji për faljen e detyrimeve, Tatimet: Në gusht u fshinë 1.95 milionë euro detyrime për 651 tatimpagues

Nga SCAN TV

Ligji për faljen e detyrimeve, Tatimet: Në gusht u fshinë 1.95

Përgjatë muajit gusht në systemin tatimor janë fshirë edhe 1.95 milionë euro detyrime për 651 tatimpagues. Shifrën e ka publikuar Drejtoria e Tatimeve në rrjetet e saj sociale, ku thuhet se zbatimi i ligjit për falen e detyrimeve po i jep biznesit frymëmarrje që të ecë përpara.


Postimi DPT

Falja një mundësi për t’i dhënë biznesit frymëmarrje të ecë përpara, duke konsideruar vështirësitë e tij dhe duke krijuar më shumë hapësirë për vijimin dhe rritjen e aktivitetit në kushte ligjore.
Gjatë muajit gusht, 651 tatimpagues përfituan nga falja automatike, me 1.95 milionë euro detyrime të fshira/shuara.
Proçesi vijon. Tatimpaguesit që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj kanë mundësi të përfitojnë nga lehtësitë e tij, duke përmbushur detyrimet brenda dhjetorit 2026.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat