Shqipëria Postuar më 12 Mars 2025, 09:41

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? - Franga zvicerane vijon rënien. Rikuperon Paundi britanik

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? - Franga zvicerane

Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes pasi vijon të blihet sot me 90.8 lekë dhe të shitet me 92 lekë krahasuar  me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës teksa vijon edhe këtë mëngjes të blihet me 99 lekë dhe të shitet me 99.7 lekë relativisht njësoj me një ditë më parë.

Franga zvicerane është blerë sot me 102.5 lekë dhe është shitur me 104 lekë duke vijuar të humbasë pikë edhe këtë të mërkurë në raport me ditën e djeshme.

Paundi britanik sakaq ka regjistruar rritje të vlerës duke u blerë sot në raport me dje me 117.2 lekë dhe duke u shitur me 118.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat