Shqipëria Postuar më 11 Mars 2025, 14:08

Hekurudha Durrës-Prishtinë, SCAN zbardh projektin 1.8 mld euro - Ekskluzive/ 43 ura dhe 14 tunele. 105.8 km me 7 stacione nga Shkodra, në Gjakovë

Nga Ola Mitre

Hekurudha Durrës-Prishtinë, SCAN zbardh projektin 1.8 mld euro -

Linja hekurudhore nga Shkodra në Gjakovë do të ketë 7 stacione, në një gjatësi prej 105.8 km. TV SCAN ka zbardhur detajet nga prezantimi i studimit të fizibilitetit për projektin që do të lidhë me hekurudhë Shqipërinë me Kosovën, që u bë nga konsulenti pak ditë më parë pranë institucioneve shtetërore.

Vlerësimi merr në konsideratë segmentin që nis nga Shkodra dhe përfundon në Gjakovë, duke qenë se gjurma nga Durrësi deri në Shkodër do të jetë e njëjtë me linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, për të cilën po zhvillohen procedurat tenderuese për ndërtimin e saj.

Sipas dokumentit, segmenti Shkodër - Gjakovë do të përmbajë 43 ura dhe 14 tunele, teksa gjatësia totale e tuneleve është 35.3 km. Sipas prezantimit kostot për këtë segment përllogariten në 1.8 mld euro. Rreth 1.7 mld janë kosto që nevojiten për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përllogariten si kosto për leje, shpronësime, etj.

Hekurudha Durrës-Prishtinë, SCAN zbardh projektin 1.8 mld euro -

Në prezantimin e bërë para institucioneve shtetërore nga konsulentët Abcons dhe ILF Consulting Engineers thuhet se “rezultatet dhe gjetjet e Studimit të Fizibilitetit dhe Projektimit Konceptual të Hekurudhës Durrës-Prishtinë provojnë fizibilitetin teknik dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit. “Treguesit financiarë të projektit sugjerojnë se projekti nuk është financiarisht i zbatueshëm, megjithatë, kjo është e situatë e zakonshme për projektet e mëdha të infrastrukturës hekurudhore”, - thuhet ndër të tjera në prezantim.

Hekurudha Durrës-Prishtinë, SCAN zbardh projektin 1.8 mld euro -

Nisur nga këta tregues, konsulentët iu rekomandojnë institucioneve që të kalojnë në fazën tjetër, por të mbajnë në konsideratë se projekti konceptual i tunelit mbështetet në informacione shumë të përgjithshme gjeologjike, hidrogjeologjike dhe gjeoteknike, duke kërkuar supozime të rëndësishme. “Këto supozime duhet të vërtetohen në fazat e mëvonshme të projektit për të siguruar fizibiliteti teknik dhe financiar”, - thuhet ndër të tjera në dokument.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat