Cili është qarku më “punëtor” në vend? Kukësi dhe Gjirokastra kryesojnë listën. Janë më aktivët në ekonomi
Kur flasim për punësimin në Shqipëri, të dhënat tregojnë se jo të gjithë qarqet ecin me të njëjtin ritëm. Në vitin 2024, shkalla e punësimit dhe ajo e papunësisë ofrojnë një panoramë të ndryshme të tregut të punës, duke nxjerrë në pah se cilët qytetarë janë më aktivë në ekonomi.
Sipas statistikave, Kukësi kryeson listën e qarqeve më punëtorë, me një shkallë punësimi prej 70.9% për të gjithë popullsinë, ndërsa papunësia mbetet relativisht e moderuar, me 8.8%. Në radhë të parë pas Kukësit vijnë Gjirokastra dhe Fieri, ku mbi 66% e qytetarëve janë të punësuar.
Kur e analizojmë situatën sipas gjinisë, diferencat janë të dukshme. Tek burrat, Kukësi vazhdon të kryesojë me 74.1% të të punësuarve. Ndërkohë, tek gratë janë sërish Kukësi dhe Gjirokastra të cilat shfaqin shkallë të lartë punësimi, respektivisht 67.9% dhe 62.3%, një tregues i përfshirjes aktive të grave në punë në këto qarqe.
Në anën tjetër, qarqet si Lezhë dhe Vlorë përballen me sfida më të mëdha në tregun e punës. Lezha ka shkallë të ulët punësimi për të gjithë popullsinë, me vetëm 47.6%, dhe një papunësi që shkon deri në 17.8%, ndërsa tek gratë kjo shkallë bie në 40.9%, duke treguar një përqindje të konsiderueshme të grave jashtë tregut të punës. Vlorë nuk është shumë larg, me një punësim prej 51.7% dhe papunësi 12.5%.
Elbasani po ashtu renditet mes qarqeve me normën më të lartë të papunësisë, ndërkohë që për gratë kryeson listën me shkallën më të lartë të të papunëve.
Pra, kush janë më puntorët? Përgjigjja është qartë e lidhur me Kukësin, ndjekur nga Gjirokastra dhe Fieri, qarqe ku qytetarët, pavarësisht gjinisë, regjistrojë norma më të larta punësimi. Ndërsa në qarqet e Lezhës dhe Vlorës, ka ende hapësirë për të përmirësuar pjesëmarrjen në tregun e punës dhe për të ulur papunësinë.

Më shumë naftë në treg në vitin 2025 - IEA rrit parashikimin pas vendimit të OPEC+ për të shtuar prodhimin
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se ka rritur parashikimin për furnizimin me naftë për këtë vit, pas vendimit të grupit prodhues OPEC+ për të......

Ministria Mbrojtjes urdhëron evakuim urgjent të banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë!
Ministria e Mbrojtjes nxori sot urdhër urgjent evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë. “Për shkak të përhapjes së shpejtë të......

“Situata e zjarreve, drejt stabilizimit” - Ministria e Mbrojtjes: Mbi 10 mijë forca të emergjencave, në terren
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mbi 10 mijë forca të......

Dollari i rikthehet rënies ndërsa Franga rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë sipas kursit të......

Rama: Mirënjohje për zjarrfikësit, dënimin më të rëndë atyre që ndezin zjarre qëllimisht!
Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend duke falënderuar të gjitha forcat e angazhuar për shuarjen e tyre, ndërsa theksoi se......

Operacion i gjerë kundër zjarreve gjatë natës/ Vengu: Tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njoftoi sot se operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndalim gjatë gjithë orëve të natës për të kufizuar......

Cilat janë 10 bashkitë më të rrezikuara nga zjarret? - BB: Shqipëria, në nivele të larta ekspozimi. 900 ngjarje në 2 dekada
Në një kohë kur disa bashki në vend po përballen me zjarre dhe dëme të konsiderueshme, rreziku nga ky fenomen parashikohet në rritje. Në raportin e fundit......

SHBA, deficiti arrin në 291 miliardë USD - Shpenzimet tejkalojnë të ardhurat në korrik, pavarësisht tarifave
Deficiti buxhetor i qeverisë amerikane u rrit me rreth 20% në korrik, duke arritur në 291 miliardë dollarë, pavarësisht se të ardhurat u shtuan me gati 21......