Shqipëria Postuar më 11 Mars 2025, 19:19

Rama dhe Koçiu në Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë: Shërbime të specializuara për mbi 100 mijë banorë

Nga SCAN TV

Rama dhe Koçiu në Qendrën Spitalore Rajonale në

Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”-Kavajë, e cila ofron shërbime shëndetësore për mbi 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth, i është nënshtruar rehabilitimit për përmirësimin e infrastrukturës.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizituan ambientet e kësaj Qendre, model i parë i aplikuar në spitalet tona e cila mundëson shërbime më të shpejta dhe më cilësore pranë vendbanimit jo vetëm për banorët e Kavajës, por edhe për turistët e shumtë që zgjedhin të pushojnë në plazhin e Golemit, Mali i Robit, Qerret dhe Spille.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se binjakëzimi i Spitalit Bashkiak Kavajë me Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ka përmirësuar dhe zgjeruar shërbimet shëndetësore të specializuara pranë vendbanimit për qytetarët.

“Është spitali bashkiak i Kavajës i cili është bashkuar me Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në një ombrellë administrimi, pikërisht për të sjellë ekselencën e shërbimeve shëndetësor sa më pranë banorëve. Aktualisht jemi duke bërë një rikonstruksion të kësaj godinë për të përmirësuar kushtet dhe ambientet e kësaj Qendre spitalore”, tha Koçiu.

Ministrja nënvizoi se “veçanti e kësaj strukture spitalore është se kemi edhe mjekë dhe infermierë që shërbejnë në të dy spitalet, te “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe në njësinë e Kavajës. Kemi shërbime të tille si kirurgjia, ortopedia, fizioterapia. Mjekë që vijnë nga “Shefqet Ndroqi” këtu në Kavajë sipas planifikimit të shërbimeve, duke ofruar kështu edhe mundësinë e për të shkëmbyer dije dhe njohuri me mjekët që punojnë këtu, por edhe duke përmirësuar akoma më shumë shërbimet që ofrohen në këtë spital”.

Ministrja e Shëndetësisë veçoi shërbimin e Kirurgjisë ku falë administrimit të përbashkët kanë filluar të funksionojë dhe në këtë strukturë spitalore pasi deri 6 vite më parë nuk ofrohej si dhe krijimin për herë të parë të Njësisë së rehabilitimit për pacientët me sëmundje kronike pulmonare.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat