Shqipëria Postuar më 11 Mars 2025, 13:31

“Inteligjencë artificiale në prokurime” - Rama: Do të nisim në fund të vitit të ardhshëm

Nga Hamit Yzeiraj

“Inteligjencë artificiale në prokurime” - Rama: Do të

Shqipëria po bëhet gati të “përqafojë” inteligjencën artificiale në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe prokurimet publike. Gjatë konferencës “Java Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, kryeministri Edi Rama u shpreh se së shpejti do të realizohet edhe arritja kampione e prokurimit me AI, pa kontakt njerëzor, si i vetmi vend në Europë që e implementon këtë model.

"Kjo platformë është e aftë t'u japë mundësinë institucioneve shqiptare të përshtatin legjislacionin e BE-së me atë të Shqipërisë. Po punohet për mbivendosjen e ligjeve të BE-së me ato shqiptare. Në prokurime ishim vendi i fundit në rajon, por tani, sipas BE-së, jemi kryesues, me 80 pikë nga 100, ndërsa vendi i dytë ka 70 pikë. Por kjo është më shumë se kaq; po punojmë me Microsoft për prokurimin me inteligjencë artificiale."

Kryeministri theksoi se ky projekt i AI do të ndihmojë jashtëzakonisht institucionet shqiptare me platformën e teknologjisë së avancuar, për të përshtatur dhe adoptuar ligjet e BE-së në sistemin administrativ shqiptar. Gjithashtu, synohet zhvillimi teknologjik i zyrave, ku shërbimet do të ofrohen në mënyrë digjitale, pa kontakte njerëzore.

"Platformë që qytetarët të mos qëndrojnë në radhë. Shërbimet do të merren nga kudo që ndodhet një qytetar shqiptar. Hoqëm zyrat e pritjes dhe radhët, ku jepej edhe bakshish. Kemi një plan ambicioz për të përmbyllur negociatat me BE-në brenda vitit 2027. Projekti dhe plani kryesor është integrimi në BE dhe përmbyllja e negociatave. Kjo dritare nuk do të qëndrojë e hapur për shumë kohë, ndaj duhet të nxitojmë për ta shfrytëzuar. Jam krenar për atë që kemi bërë deri tani. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme me ndihmën e inteligjencës artificiale. Kemi një ekip të madh hartuesish dhe ligjshkruesish që po punojnë për këtë transformim. Për Kroacinë, që ka rekord, negociatat zgjatën 7 vjet, ndërsa ne po kërkojmë një model tjetër, duke përdorur AI për përshtatjen e legjislacionit tonë me ndihmën e kësaj platforme."

Kryeministri Rama u shpreh se qëllimi i këtyre projekteve është që Shqipëria të bëhet një vend kampion në qeverisjen elektronike.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat