Britania investon për energjinë e gjelbër - Gati 2 miliardë paund për të rritur eficiencën energjetike
Britania e Madhe do të investojë 1.8 miliardë paund për të përmirësuar efikasitetin energjetik. Sipas vendimit qeveritar, metodat që do të përdoren janë izolimi, panelet diellore dhe pompat e nxehtësisë, për të ndihmuar familjet të kursejnë para dhe të frenojnë emetimet.
Qeveria e ka bërë reduktimin e faturave të energjisë një nga synimet e saj kryesore dhe po kërkon gjithashtu të zvogëlojë emetimet për të përmbushur objektivin klimatik për vitin 2050.
Çmimet e larta të gazit me shumicë, megjithatë, nënkuptojnë se kufiri i çmimit të brendshëm të energjisë do të rritet për tremujorin e tretë radhazi në prill dhe borxhet e energjisë familjare janë rritur në pothuajse 4 miliardë paund.
“Në një kohë kur shumë po përjetojnë fatura të larta energjie të nxitura nga varësia e Mbretërisë së Bashkuar në tregjet ndërkombëtare të gazit, ky financim tani mund të ndihmojë familjet të kursejnë qindra paund në vit”, tha në një deklaratë Departamenti për Sigurinë e Energjisë.
Fondi do të shkojë për familjet me të ardhura të ulëta dhe qiramarrësit që jetojnë në banesa sociale. Sipas qeverisë, rreth 170,000 shtëpi në Angli do të përfitojnë nga ky vendim.
“Financimi plotëson misionin për ta bërë Britaninë një superfuqi të energjisë së pastër, duke ofruar siguri energjetike dhe duke ulur përgjithmonë faturat. Rritja e pritshme e kufirit të çmimeve tregon edhe një herë koston e varësisë nga tregjet e paqëndrueshme globale të karburanteve fosile”, theksuan burimet zyrtare.
Sondazh

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? - Franga zvicerane vijon rënien. Rikuperon Paundi britanik
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes pasi vijon të blihet sot me 90.8 lekë dhe të shitet me 92 lekë krahasuar me ditën e......

Rama dhe Koçiu në Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë: Shërbime të specializuara për mbi 100 mijë banorë
Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”-Kavajë, e cila ofron shërbime shëndetësore për mbi 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth, i......

Pagat e shqiptarëve u shtuan me rreth 8 mijë lekë/ Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar sektori privat nxiti rritjen
Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024,......

Energjia diellore “dominon” SHBA-në - Përbën 84% të totalit të ri të shtuar në vitin 2024
Energjia diellore përbënte 84% të kapacitetit të ri të prodhimit energjetik të shtuar në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Por industria përballet me një......

"Sovraniteti evropian në rrezik" - BE i përgjigjet Trump me euron digjitale
Konfrontimi i Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara nuk kufizohet vetëm në tregti apo në të ardhmen e Ukrainës. Ministrat e financave të Eurozonës kanë......

Pse Portugalia përballet me zgjedhjet e saj të treta të parakohshme në tre vjet?!
Portugalia është zhytur sërish në krizë politike. Kryeministri Luís Montenegro, i cili drejton Aleancën Demokratike (AD), është aktualisht i përfshirë në një......

Hekurudha Durrës-Prishtinë, SCAN zbardh projektin 1.8 mld euro - Ekskluzive/ 43 ura dhe 14 tunele. 105.8 km me 7 stacione nga Shkodra, në Gjakovë
Linja hekurudhore nga Shkodra në Gjakovë do të ketë 7 stacione, në një gjatësi prej 105.8 km. TV SCAN ka zbardhur detajet nga prezantimi i studimit të......

Probleme në platformën “X” - Sipas Musk, sulmi kibernetik ka ardhur nga Ukraina
Platforma e mediave sociale X ka pësuar ndërprerje, me pronarin Elon Musk që tha se ishte vepër e një sulmi kibernetik të fuqishëm. "Ne sulmohemi çdo ditë,......