Sa para ‘ngecën’ në pikat kufitare në Shqipërisë - Ligji: Udhëtarët duhet të deklarojnë shumat mbi 10.000 euro. Ndryshe bllokohen!

Afrimi i sezonit turistik shoqërohet me një shtim të vizitave nga emigrantët, çka nënkupton edhe me rritjen e dozës së remitancave. Por paralelisht, kjo sjell edhe shumë raste ku ka tentativa për të mos respektuar detyrimin e deklarimit të parave që disponohen në momentin e udhëtimit. Ndaj, edhe janë të shtuara njoftimet e policisë kufitare për bllokime sasish të ndryshme parash për qytetarë që po vijnë në Shqipëri. Referuar ligjit, çdo sasi mbi 10 mijë euro duhet deklaruar në pikën kufitare.
Të shumta janë rastet kur qytetarët ndalohen në pika kufitare për mosdeklarim parash të cilët kalojnë limitin e lejuar. Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, bëhet e ditur se përgjatë vitit 2022 gjithsej paratë të cilat janë sekuestruar më shumë i përkasin valutës europiane, më pas asaj britanike dhe shqiptare.
Ndërkaq sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, janë sekuestruar përkatësisht rreth 1.3 milionë euro, 165 mijë paund britanik, dhe vetëm 850.600 lekë. Por vlerat tregojnë diferencë me tendencë në rritje përsa i përket sekuestrimit të parave të padeklaruara, në thuajse gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me gjithë 2022.
Të dhënat e Drejtorisë së Doganave, nga janari e deri në 20 ditët e para të qershorit, evidentohet se janë sekuestruar rreth 910 mijë euro, 316 mijë paund britanik, 140 mijë dollarë, 22.500 franga zviceriane si dhe 41 mijë lekë.
Referuar ligjit të vitit 2008, të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.
Deklarimi duhet të kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje. Deklarimi i rremë apo i pasaktë apo mos deklarimi, shoqërohet me vendosje gjobe dhe kur konstatohet mosdeklarimi ose deklarimi i rremë, paralelisht me vendosjen e gjobës nga Administrata Doganore, trajtimi i rastit bëhet sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

“Bileta e vetme” rrit inflacionin në Gjermani - Çmimi i saj për të gjithë transportin publik u vendos në 49 euro
Rritja e cmimit të asaj që njihet si ‘bileta e vetme’ në Gjermani, ka shkaktuar ngritjen e inflacionit. Me vendim të Berlinit, çmimi i biletës për të gjithë......

Birra me më pak alkool por me çmim fiks - Kompanitë britanike synojnë reduktimin e taksave
Përmbajtja e ulët e alkoolit ul taksat për prodhuesit e birrës në Britani. Për këtë arsye kompanitë vendase po planifikojnë të ulin përqindjen e alkoolit për......

Arabia Saudite investon 5.6 miliard dollarë në Kinë - Shuma e destinuar për automjetet elektrike të prodhuara në vend
Jo vetëm naftë: Arabia Saudite po investon 5.6 miliardë dollarë në automjete elektrike të prodhuara në Kinë. Palët nënshkruan një marrëveshje, qëllimi i të......

Kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor: TEA, aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri!
https://www.youtube.com/watch?v=gZaQJU0o5yM Krijohet TEA (Tourism Events of Albania), aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital......

Ministrja Ibrahimaj takim konsultativ në Universitetin Bujqësor – Në diskutim reforma e taksës së pasurisë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka zhvilluar sot një takim me pedagogët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Bujqësor të......

Guvernatori Sejko takim me përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të BERZH: 2023, pozitiv si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për rënien e inflacionit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)......

Tjetër linjë ajrore low cost. 'Jazeera Airways' fillon fluturimet nga Tirana. Tre fluturime në javë për të mirëpritur turistët
Jazeera Airways, linja ajrore low cost në Kuvajt, do të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës nga 27 Qershor 2023. Me këtë rrugë të re, Jazeera u ofron......

Cila pritet të jetë e ardhmja e taksës së pasurisë në Shqipëri? - Projeksionet/Nga rritja e pagesës për qytetarët deri tek zgjerimi i bazës
Taksa mbi pasurinë është një ndër zërat më të rëndësishëm të të ardhurave në buxhetet e bashkive në vend, por administrimi i saj nuk është në nivelet e duhura.......