Guvernatori Sejko takim me përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të BERZH: 2023, pozitiv si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për rënien e inflacionit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kryesuar nga zj. Wioletta Barwicka-Lofthouse, Drejtore rajonale për Poloninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe z. Caspar Veldkamp, Drejtor Rajonal për Holandën, Kinën, Mongolinë, Maqedoninë e Veriut, Armeninë, shoqëruar nga z. Matteo Colangeli, Drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë dhe zj. Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri. Në këtë takim merrnin pjesë edhe Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj, si dhe përfaqësues të tjerë të Bankës së Shqipërisë.
Bordi i Drejtorëve të BERZH-it është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të strategjisë pesëvjeçare të kësaj banke dhe prioriteteve të ardhshme për rajonin e Ballkanit dhe vendin tonë.
Fillimisht, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të vendit tonë me BERZH-in. Ai e falënderoi BERZH-in për kontributin e çmuar që ka dhënë për Shqipërinë, si një ndër investitorët më të mëdhenj institucionalë dhe në veçanti për Bankën e Shqipërisë falë të cilit janë realizuar projekte shumë të rëndësishme për sistemin bankar. “Bashkëpunimi me këtë institucion mbetet mjaft i rëndësishëm, për mbështetjen konkrete me investime financiare, seriozitetin e projekteve dhe transformimin e realizuar.” - tha Guvernatori.
Gjatë takimit, Guvernatori theksoi se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zgjerimin e reformave veçanërisht në fushën e digjitalizimit. Ekonomia shqiptare, pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme, ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme, me një rritje ekonomike prej 4.8% në vitin 2022. Kjo rritje është mbështetur nga zgjerimi i vazhdueshëm i aktivitetit në sektorët e ndërtimit, të industrisë dhe të shërbimeve, sektorë të cilët përfituan nga rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e të ardhurave nga turizmi.
Parashikimet e Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 mbeten pozitive, si për rritjen ekonomike ashtu edhe për rënien e inflacionit. Inflacioni do të vijojë rënien graduale gjatë këtij viti dhe pritet të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka siguruar kushtet e nevojshme për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm, duke u kujdesur në të njëjtën kohë të minimizojë ndikimin e saj në frenimin e aktivitetit ekonomik dhe pasoja të mundshme të padëshirueshme në stabilitetin financiar.
Për sa i përket sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se ky sektor ka vijuar veprimtarinë e tij në mënyrë të qëndrueshme, me nivele të përshtatshme të treguesve të përfitueshmërisë, me një përmirësim të cilësisë së kredisë dhe me një ekspozim të kontrolluar ndaj rreziqeve. Edhe ushtrimet e provës së rezistencës që realizon vazhdimisht Banka e Shqipërisë tregojnë që sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj goditjeve të supozuara makroekonomike dhe ruan një gjendje të fortë likuiditeti.
Ndërkohë, si një institucion kyç në procesin e integrimit evropian të vendit, Banka e Shqipërisë ka kontribuar aktivisht në këtë proces, duke përmbushur me sukses detyrimet institucionale të lidhura me të. Me hapjen e negociatave në muajin korrik të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ka intensifikuar aktivizimin dhe kontributin në takimet dypalëshe me Komisionin Evropian, ndërsa ka vijuar dialogun ekonomik e financiar nëpërmjet pjesëmarrjes në komitete të përbashkëta me autoritetet e tregut të Eurozonës.
Përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it vlerësuan bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë, si një partner serioz dhe që ka dhënë një vlerë të shtuar për zbatimin e suksesshëm të projekteve të BERZH-it në fushën bankare. Banka e Shqipërisë ka treguar të jetë një bankë qendrore e aftë të veprojë në mënyrë proaktive për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar të vendit.
Gjatë diskutimit me Guvernatorin, ata shprehën interes për çështje të lidhura me transmetimin e politikës monetare në ekonomi, modernizimin e sistemeve të pagesave, procesin e integrimit evropian dhe përdorimin e monedhës së përbashkët evropiane euro në Shqipëri.
Në përfundim, përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve shprehën angazhimin e BERZH-it për të vazhduar mbështetjen e Shqipërisë në zhvillimin e sektorit privat përmes një kombinimi të investimeve, dialogut për politikat, asistencës teknike dhe këshillave të biznesit. Ky angazhim do të ndihmojë në formimin e iniciativave që krijojnë kushte të favorshme për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
SCAN
Sondazh

Tjetër linjë ajrore low cost. 'Jazeera Airways' fillon fluturimet nga Tirana. Tre fluturime në javë për të mirëpritur turistët
Jazeera Airways, linja ajrore low cost në Kuvajt, do të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës nga 27 Qershor 2023. Me këtë rrugë të re, Jazeera u ofron......

Cila pritet të jetë e ardhmja e taksës së pasurisë në Shqipëri? - Projeksionet/Nga rritja e pagesës për qytetarët deri tek zgjerimi i bazës
Taksa mbi pasurinë është një ndër zërat më të rëndësishëm të të ardhurave në buxhetet e bashkive në vend, por administrimi i saj nuk është në nivelet e duhura.......

Ndryshon skema e tenderëve, rregulla te reja për kompanitë - Sistem i ri, tarifë e rregulla më të ashpra për garuesit
Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve rrënjësore. Ndryshimet e reja ligjore që janë në proces konsultimi......

Përllogaritja e pensioneve, së shpejti në qendër e jo më në rrethe - Relacioni: Praktika si në BE. Shqipëria është gati për këtë ndryshim
Atyre që janë duke e përgatitur të dalin në pension nuk do t’u llogaritet e caktohet masa e pensionit në rrethin ku jetojnë por në qendër. Kjo paralajmërohet......

Meshkujt shqiptarë e përdorin internetin për arsye kulturore më shumë se femrat - Anketa e INSTAT: Femrat kryesojnë për blerjet online të librave dhe revistave
Instat ka publikuar rezultatet e një ankete lidhur me përdorimin e internetit për qëllime kulturore. Rezultatet tregojnë se meshkujt e përdorin më shumë se......

Buxheti i shtetit “fryhet” nga të ardhurat shtesë - Tatim fitimi dhe TAP mbajnë peshën kryesore, TVSH zbret nga “piedestali”
Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 5 muajt e parë të vitit kanë tejkaluar planifikimin, duke u regjistruar në 57.9 miliardë lekë ose 102 % të planit të të......

Energjia për furrat e bukës, sipas TVSH-së - Propozimi i ri: Tarifa e ulët, sipas faturës ku evidentohet vlera e reduktuar
Teksa prej disa javësh është rikthyer debati për çmimin e energjisë elektrike të furrave të bukës, që tregotojnë edhe prodhime brumi e pastiçerie, një......

Shtyhet sërish Gjendja e Emergjencës së furnizimit me energji - Përfundonte në 30 qershor, MIE: Po punohet për detajet dhe argumentimin
Qeveria ka planifikuar të shtyjë sërish gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Afati i vendosur më herët ishte 30 qershori Gjendja e......