Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2023, 13:52

Shtyhet sërish Gjendja e Emergjencës së furnizimit me energji - Përfundonte në 30 qershor, MIE: Po punohet për detajet dhe argumentimin

Nga SCAN TV
Shtyhet sërish Gjendja e Emergjencës së furnizimit me energji -

Qeveria ka planifikuar të shtyjë sërish gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Afati i vendosur më herët ishte 30 qershori

Gjendja e emergjencës së furnizimit me energji elektrike do të shtyhet. Teksa afati i vendosur më herët nga qeveria përfundon në datën 30 qershor, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thanë për TV SCAN se aktualisht po përpunohen detajet dhe argumentimi, për t’i hapur rrugë më pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Gjendja e emergjencës së furnizimit me energji elektrike, u shpall në tetor të vitit 2021, ndërkohë që kjo do të jetë shtyrja e tretë, pas asaj të miratuar në prill dhe tetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, ky hap nënkupton se deri në afatin e ri që do të vendoset, investimet e kompanive publike të energjisë do të mbeten të pezulluar, përveç atyre që konsiderohen si të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Gjithashtu, OSHEE, KESH dhe OST do të duhet të vijojnë koordinimin e ushtrimit të aktivitetit, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

Këtu përfshihet, edhe vendimi tjetër i qeverisë, që transferoi kompetencat për blerjen e energjisë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, te Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, si dhe autorizoi këtë të fundit për të zhvilluar një procedurë për marrjen me qira të një aseti të prodhimit të energjisë termike. Më konkretisht, bëhet fjalë për 2 TEC-et lundurues Tigri 1 dhe Tigri 2, që ndonëse u morën në kushtet e emergjencës, deri më tani nuk kanë nisur prodhimin e energjisë elektrike.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......