Rreziku gjeopolitik i energjisë së shtrenjtë bërthamore - Kina synon të bëhet prodhuesi kryesor deri në vitin 2030

Më e shtrenjtë se burimet e rinovueshme, energjia bërthamore aktualisht ofron vetëm një avantazh gjeopolitik. Gjashtëmbëdhjetë fabrika janë në ndërtim e sipër në mbarë botën dhe Kina synon të bëhet prodhuesi kryesor deri në vitin 2030
Në dekadat e fundit, opinioni publik mbi energjinë bërthamore ka ndryshuar gradualisht, por në mënyrë të qëndrueshme. Nga ‘Three Mile Island’ në 1979 - ën, në Fukushima në 2011, duke kaluar përmes aksidentit bërthamor të Çernobilit që tmerroi qytetarët europianë në 1986 - ën, frika e katastrofës ka nxitur gjithmonë neveri dhe protesta kundër kësaj lloj energjie, së bashku me problemin ende të pazgjidhur, i cili shqetëson: ruajtja e mbetjeve. Disa komponentë, në fakt, mund të mbeten radioaktive dhe për këtë arsye të rrezikshme për mijëra vjet.
Kostoja e energjisë elektrike të prodhuar falë procesit të ndarjes së atomit është gjithnjë e më pak konkurruese në lidhje me burimet e rinovueshme. Megjithatë në botë ka gjashtëmbëdhjetë fabrika aktualisht në ndërtim. Dhe si një kërcënim vdekjeprurës për jetën në Tokë, ka nga ata që e konsiderojnë energjinë bërthamore një aleat të mundshëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi, ndryshe nga lëndët djegëse fosile, ajo prodhon sasi të ulëta të gazrave që ndryshojnë klimën.
Por lehtësia reale e përfaqësuar nga energjia bërthamore është e një natyre më gjeopolitike. Deri në vitin 2030, Kina synon të bëhet prodhuesi kryesor në botë i Gigavateve të prodhuara nga procesi i ndarjes së atomit të uraniumit. Dhe Rusia është gjithashtu një konkurrent i klasit të parë në këtë sektor.
Rusia ka një industri bërthamore që funksionon mirë, sipas ekspertëve të cilët shtojnë se vendi është në gjendje të ofrojë produkte dhe shërbime në të gjithë botën dhe ka avantazhin e të qënit i integruar plotësisht në të gjithë zinxhirin e vlerës së prodhimit të uraniumit. Rusët janë në gjendje ta pasurojnë atë, të ndërtojnë termocentrale bërthamore, të ripërpunojnë karburantet.
Ekonomia e lidhur me energjinë bërthamore ka një vlerë politike, ajo promovon marrëdhëniet diplomatike, tregtare dhe institucionale midis vendeve furnizuese dhe blerësve. Dhe kjo u lejon atyre që kontrollojnë këtë teknologji të forcojnë pozicionin e tyre në skenën ndërkombëtare.
Kjo është arsyeja pse ajo mbetet një industri strategjike edhe nëse tani është më e shtrenjtë se burimet e tjera të energjisë. Energjia bërthamore po bëhet gjithnjë e më pak konkurruese. Çmimi i energjisë elektrike të prodhuar me burime të rinovueshme, veçanërisht nga era dhe dielli, po bie ndjeshëm. Sot kushton më pak të prodhosh energji me erë sesa me energji bërthamore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Italia blen “Neptune” britanik - 4 miliardë metra kub gaz më shumë për Europën
Gjigandja italiane e energjitikës ENI, konfirmoi blerjen e britanikes “Neptune Energy”. Një blerje që sipas analistëve përkthehet në 4 miliardë metra kub gaz......

SHBA shpall politikën e re të kufizimit të vizave për ata që kanë ndihmuar të arratisurit!
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi gjatë kësaj jave një politikë të re të kufizimit të vizave që synon zyrtarët dhe agjentët e qeverisë së huaj që......

Kina po ndërton turbinën më të madhe të erës në botë në mes të oqeanit dhe është gati 70 kate e lartë!
Një projekt i ri i erës në det të hapur që vjen nga Kina do të jetë më i madhi i ndërtuar deri më sot, me lartësi sa një ndërtesë 70-katëshe, raportoi Design......

Ja sa është paga e një punonjësi të ri në Tesla në vitin 2023!
Kompania e automjeteve dhe energjisë vazhdon të punësojë të rinj pavarësisht nga disa pushime nga puna në fillim të vitit dhe një ndryshim kyç në procesin e......

Bllokimi i kufirit me Serbinë - Kompanitë në Kosovë, humbje prej mijëra eurosh
Në bazë të një llogaritjeje të Aleancës Kosovare të Biznesit, vlera e mallrave që bizneset e Kosovës kanë të kontraktuara me kompanitë serbe apo të bllokuara......

Pse kroatët nuk pushojnë më Kroaci? - Çmimet e larta shtyjnë vendasit për turizëm jashtë kufirit
Çmimet e larta të akomodimeve po shtyjnë gjithnjë e më shumë kroatë që të braktisin vendin e tyre këtë sezon veror duke zgjedhur alternativa më të lira jashtë......

Lira turke arrin nivele të reja rekord pas rritjes së normës së interesit!
Lira turke u dobësua deri në 2.8% në një nivel të ri rekord të ulët herët të premten, duke zgjatur humbjet pasi rritja e madhe e normës së interesit të bankës......

GJED: Hungaria theu ligjin e BE-së për azilin duke penguar procesin!
Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) vendosi të enjten se Hungaria ka shkelur ligjet e BE-së duke e bërë më të vështirë për azilkërkuesit të aplikojnë për......