Bllokimi i kufirit me Serbinë - Kompanitë në Kosovë, humbje prej mijëra eurosh

Në bazë të një llogaritjeje të Aleancës Kosovare të Biznesit, vlera e mallrave që bizneset e Kosovës kanë të kontraktuara me kompanitë serbe apo të bllokuara në kufi, arrin vlerën e 30 milionë eurove. Ekspertë të çështjeve ekonomike kanë paralajmëruar se nëse situata në kufi nuk ndryshon për kohë të gjatë, çmimet e disa produkteve në tregun e Kosovës mund të rriten.
Prej një jave me dhjetëra kamionë të ngarkuar me mallraj qëndrojnë të bllokuar në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në pikat kufitare në Merdarë dhe Jarinjë. Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndalimin e kamionëve me mallra me targa serbe që më 15 qershor, si reagim ndaj rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, më 14 qershor. Nga ajo ditë, dhjetëra kamionë mbeten të bllokuar në anën serbe të kufirit.
Të pyetur nga Radio Europa e Lirë, pronarë të kompanive për përpunimin e produkteve të drithërave nga Kosova, tregojnë se janë me mijëra ton grurë që kanë mbetur të bllokuar prej ditësh. Ata shpjegojnë se janë furnizuar në Serbi, Hungari dhe Kroaci, por të gjithë kamionët kanë targa serbe.
Vlera e përgjithshme e grurit të bllokuar, sipas njërit prej tyre, arrin në rreth 96.000 euro. Ata theksojnë se malli nuk mund të kthehet, sepse e ka kaluar Doganën e Serbisë dhe nuk mund ta kthehet më as në Hungari dhe as në Kroaci. Pala serbe nuk lejon kthimin ndërsa ajo e Kosovës ndalon hyrjen, duke bërë që të mbeten mes dy bllokadave.
Zyrtarë të Doganës së Kosovës konfirmojnë se asnjë kamion me mallra ose targa serbe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës që nga vendosja e ndalesës. Qeveria e Kosovës e cilësoi ndalesën si masë sigurie dhe jo ekonomike apo tregtare duke mos specifikuar për sa kohë do të mbetet në fuqi. Por ka dhe shumë kamionë me lëndë të parë të cilët gjithashtu janë bllokuar, dhe sipas pronarëve asnjë prej kamionëve nuk ka një vlerë nën 80 mijë euro.
Disa prej tyre kanë siguruar mallra dhe nga Portugalia por kamionët jan ëme targa serbe pasi kanë një kosto më të lirë, një vendim që tashmë po i penalizon. Në bazë të një llogaritjeje të Aleancës Kosovare të Biznesit, vlera e mallrave që bizneset e Kosovës kanë të kontraktuara me kompanitë serbe apo të bllokuara në kufi, arrin vlerën e 30 milionë eurove.
Në shenjë kundërshtimi ndaj ndalesës së ndërmarrë nga Prishtina zyrtare, shoferë kamionësh në territorin e Serbisë bllokuan të martën rrugët drejt tri pikave kufitare me Kosovën – Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak – duke mos lejuar kamionë me targa të Kosovës të kalonin nëpër territorin serb. Serbia është ndër vendet me praninë më të madhe të produkteve, qoftë ushqimore apo edhe të tjera, në Kosovë. Brenda një dite, ky shtet eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej një milion eurosh.
Në pesë vjetët e fundit, vlera e produkteve të eksportuara nga Serbia në Kosovë ka qenë mbi 1.3 miliard euro, ndërsa prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë kanë arritur vlerën e 215 milionë eurove. Ekspertë të çështjeve ekonomike kanë paralajmëruar se nëse situata në kufi nuk ndryshon për kohë të gjatë, çmimet e disa produkteve në tregun e Kosovës mund të rriten.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pse kroatët nuk pushojnë më Kroaci? - Çmimet e larta shtyjnë vendasit për turizëm jashtë kufirit
Çmimet e larta të akomodimeve po shtyjnë gjithnjë e më shumë kroatë që të braktisin vendin e tyre këtë sezon veror duke zgjedhur alternativa më të lira jashtë......

Lira turke arrin nivele të reja rekord pas rritjes së normës së interesit!
Lira turke u dobësua deri në 2.8% në një nivel të ri rekord të ulët herët të premten, duke zgjatur humbjet pasi rritja e madhe e normës së interesit të bankës......

GJED: Hungaria theu ligjin e BE-së për azilin duke penguar procesin!
Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) vendosi të enjten se Hungaria ka shkelur ligjet e BE-së duke e bërë më të vështirë për azilkërkuesit të aplikojnë për......

Ëndërroni të jetoni në një ishull të largët? Një tjetër shtet europian ofron mbi 90 mijë dollarë për t’u transferuar atje!
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të lini gjithçka pas dhe të jetoni në një ishull të largët, tani mund të jetë shansi juaj. Irlanda do t'ju japë një grant deri......

Pas rënies konstante java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht pas rënies konstante që ka pësuar gjatë kësaj jave teksa është blerë sot me 97.5 lekë dhe është shitur me 98.6......

Nafta, humbje javore prej mbi 3 dollarë - Ndikohet nga Banka e Anglisë dhe nga rënia e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojnë humbje javore prej mbi 3%. Rritja e interesave në Mbretërinë e Bashkuar......

Bankat qëndrore mbështesin dollarin - Sinjalizojnë rritje të tjera të normave të interesit në vijim
Dollari amerikan është forcuar në sesionin e sotëm, pas komenteve të bëra nga bankat qendrore, duke përfshirë këtu edhe Rezervën Federale në SHBA. Sinjalizimet......

Bursat europiane e mbyllin javën në rënie - Publikojnë humbje për të katërtin sesion me radhë
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar humbje për të katërtën ditë me radhë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur......