Europa Postuar më 23 Qershor 2023, 10:58

Pse kroatët nuk pushojnë më Kroaci? - Çmimet e larta shtyjnë vendasit për turizëm jashtë kufirit

Nga SCAN TV
Pse kroatët nuk pushojnë më Kroaci? - Çmimet e larta

Çmimet e larta të akomodimeve po shtyjnë gjithnjë e më shumë kroatë që të braktisin vendin e tyre këtë sezon veror duke zgjedhur alternativa më të lira jashtë kufirit, kryesisht në Mesdhe. Për shembull, Dubrovniku është një qytet me atraksione turistike jashtëzakonisht të shtrenjta, por me ushqime dhe pije më të lira

Në të gjithë bregun dhe ishujt kroat, rezervimet e pushimeve nga vendasit po anulohen këto ditë për shkak të çmimeve të larta të akomodimit, sipas raportimeve të mediave vendase, duke theksuar se kroatët po zgjedhin gjithnjë e më shumë vendet më të lira të Mesdheut.

Një familje prej katër anëtarësh duhet të shpenzojë 1200 euro për shtatë ditë në akomodim privat për pushimet verore në Kroaci dhe rreth 4000 euro për hotel, duke theksuar se në Egjipt dhe Tunizi një ofertë e ngjashme kushton nga 280 deri në 1400 euro. Akomodimi gjithëpërfshirës atje, duke përfshirë edhe biletën e avionit, mund të llogaritet 600 - 700 euro për person.

Sipas vlerësimeve të Bordit Turistik të qytetit të Dubrovnikut, çdo akomodim ka politikën individuale të biznesit, në të cilën bordi nuk mund të ndërhyjë. Lidhur me çmimet në krahasim me destinacionet konkurruese, vihet në dukje se Dubrovniku zuri vendin e 16-të në sondazhin "Post Office Costs City Barometri" midis 35 qyteteve europiane. Ky sondazh merr parasysh çmimet mesatare të akomodimit, ushqimit, pijeve dhe atraksioneve; si dhe tregon se Dubrovniku është një qytet me atraksione turistike jashtëzakonisht të shtrenjta, por me ushqime dhe pije më të lira, nëse krahasohet, me Nice, Vjenën dhe Helsinkin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat