Bota Postuar më 23 Qershor 2023, 10:07

Bankat qëndrore mbështesin dollarin - Sinjalizojnë rritje të tjera të normave të interesit në vijim

Nga SCAN TV
Bankat qëndrore mbështesin dollarin - Sinjalizojnë rritje të

Dollari amerikan është forcuar në sesionin e sotëm, pas komenteve të bëra nga bankat qendrore, duke përfshirë këtu edhe Rezervën Federale në SHBA. Sinjalizimet për politika monetare agresive kanë bërë që investitorët të preferojnë asetet e sigurta, ku bën pjesë edhe monedha e gjelbër.

Në anën tjetër, paundi është gjendur nën presion, pavarësisht se Banka e Anglisë rriti normën bazë të interesit me gjysmë pikë përqindje, në totalin e 5%, në përgjigje të inflacionit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.

Paundi ka zbritur pranë 1.27 dollarëve, ndërsa gjatë kësaj jave ka rënë me rreth 1%. Njëkohësisht, edhe Banka qendrore e Norvegjisë surprizoi tregjet duke rritur normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, ndërsa Banka Kombëtare e Zvicrës e rriti me 25 pikë bazë, duke sinjalizuar të tjera rritje në vijim. Monedha europiane, euro, realizon humbjet më të mëdha me rreth 0.6%, duke zbritur poshtë 1.09 dollarëve.

Në lidhje me Rezervën Federale, investitorët vlerësojnë 74% mundësi për një rritje të interesave në takimin e muajit korrik. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka zbritur lehtë poshtë nivelit të 30 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1880 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat