Formula e re/ Si dhe sa rriten pagat e administratës - Sa është shtesa për vitet e punës dhe kushtet specifike

Edhe pse rritja e pagave ka hyrë në fuqi zyrtarisht më 1 Prill, tashmë janë zbardhur vendimet përkatëse të qeverisë, të cilat detajojnë formulën që do të ndiqet dhe se sa do të përfitojë çdo punonjës i administratës publike, institucioneve vendore, atyre kushtetuese, etj. Konkretisht, përpos shtesës fikse që do të jepet mbi bazën e pozicionit të punës, vendimi i qeverisë parashikon edhe një shtesë të dytë, të bazuar te vjetërsia në punë.
Duket se ka qenë pikërisht kjo pikë që ka vonuar aplikimin e vendimit për faktin se çdo institucion duhej të bënte të detajuar përllogaritjen për secilin punonjës të tij. Referuar vendimit, veç shtesës fikse të pagës, shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën: 0.6% pas çdo viti pune për 10 vitet e para (1– 10 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit; 0.8% pas çdo viti pune për 10 vitet e dyta (11–20 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit; 1% pas çdo viti pune për 10 vitet e treta (21– 30 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit.
Po ashtu, formula e rritjes së pagës parashikon edhe shtesë mbi kategorinë e arsimimit që disponon i punësuari si dhe shtesë për kushte pune e specifikuar si natyrë e veçantë pune dhe apo për kushte të vështira e të dëmshme për shëndetin.
Shtesat për natyrë të veçantë pune variojnë nga 5 mijë deri në 120 mijë lekë në muaj të cilat përcaktohen në bazë të pozicionit dhe institucionit, ku vlera më e lartë është në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Punonjësit pritet ta marrin shtesat e prapambetura në pagë brenda këtij muaji.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

FMN kërkon “masa” që shoqërojnë rritjen e pagave - Parashikimet / Me çfarë mund të përballet ekonomia shqiptare?
Pas rritjes së pagave në administratë dhe planifikimin e mëtejshëm në këtë drejtim Fondi Monetar Ndërkombëtar, sugjeron qeverinë shqiptare që rritja buxhetit......

Çmimet, sa 61.3% e mesatares së BE-së - Vjet u "europianizuam" më shumë në çmime, komunikimi dhe veshjet, më të shtrenjtat
Në Shqipëri, gjatë vitit 2022, çmimet për koNsumin final janë sa 61.3% e masatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Këto të dhëna vijnë nga publikimi më i......

BSH tërheq nga tregu 15 milionë euro, por s’ndalet nënçmimi - Leku vijon forcimin të enjten edhe mbi dollarin, paundin e frangën zvicerane
Nuk ka dhënë asnjë rezultat ndërhyrja e radhës së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor përmes së cilës u blenë 15 milionë euro. Monedha e përbashkët ka......

Kanë rënë çmimet e apartamenteve? Eksperti: Jo, efekti i euros - Brahaj: Tregu i pasurive të paluajtshme i lidhur shumë ngushtë me monedhën europiane
Eksperti i pasurive të paluajtëshme Arbër Brahaj thotë në një intervistë ekskluzive për Scan Tv, se çmimet e apartamenteve nuk kanë shënuar rënie reale. Ai......

‘Moneyval’: Shqipëria arriti pritshmëritë tona! Raporti i KE për pastrimin e parave: U përmbushën rekomandimet
Moneyval, mekanizmi i Këshillit të Europës që bën vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave, i ka dhënë notë pozitive Shqipërisë për masat që ka marrë në......

Agjencitë e udhëtimit rritën shitjet me 49% - Shifrat e tremujorit të parë, "hov" shitjet dhe pagat për shërbimet
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të parë të këtij viti paraqiten me......

Arkitektët gjejnë një burim të pazakontë për ndërtim banesash - Shtëpitë me kanabis industrial po rezultojnë të kërkuara
Ajo që e bën të pazakontë këtë shtëpi të ndritshme, të ajrosur dhe të rehatshme është materiali i përdorur për ndërtimin e saj: kërpi. Ndërsa ne mund të jemi......

Pse epokës së fluturimeve me kosto të ulët në Europë mund ti ketë ardhur fundi?!
Ditët e tarifave të lira ajrore kanë mbaruar në Europë pasi në shumicën e vendeve, një kthim në çmimet e fluturimeve para pandemisë nuk duket se po rikthehet.......