Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2023, 10:14

Pas rënies konstante java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!

Nga SCAN TV
Pas rënies konstante java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht pas rënies konstante që ka pësuar gjatë kësaj jave teksa është blerë sot me 97.5 lekë dhe është shitur me 98.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu duket në kuota relativisht pozitive mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 106.6 lekë dhe shitet me 107.6 lekë në raport me ditën e djeshme.

Paundi britanik blihet sot me 123.5 lekë dhe shitet me 124.8 lekë duke regjistruar rritje dhe duke e mbyllur këtë javë në kuota pozitive.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane është forcuar këtë mëngjes teksa blihet sot me 108 lekë dhe shitet me 109 lekë në raport me dje.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat