Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2023, 14:03

Ndryshon skema e tenderëve, rregulla te reja për kompanitë - Sistem i ri, tarifë e rregulla më të ashpra për garuesit

Nga SCAN TV
Ndryshon skema e tenderëve, rregulla te reja për kompanitë -

Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve rrënjësore. Ndryshimet e reja ligjore që janë në proces konsultimi parashikojnë krijimin e një sistemi të ri, vendosjen e një tarife si dhe një seri rregullash të tjera.

Rregulla të reja për kontrollin e tenderëve; sistem i ri që do të ngrihet brenda pak muajve dhe tarifë për kompanitë që do të marrin pjesë në tendera. Këto janë disa nga ndryshimet e propozuara në ligjin për prokurimet publike që aktualisht ndodhet në proces konsultimi publik.

Ndryshimi i parë është shfuqizimi i përkufizimit të kontratave të konsulencës si dhe i llojit të procedurës së prokurimit “Shërbim Konsulence”, duke aplikuar direktivën e BE-së ku kjo procedurë nuk njihet si lloj i veçantë.

Një ndryshim tjetër është krijimi i asaj që është emërtuar si Pasaporta e Prokurimit Publik; një hapësirë e dedikuar në sistem për dokumentacionin e plotë të një procedure prokurimi.

Po ashtu, në ndryshimet e reja ligjore parashikohet se kompanitë do të duhet të paguajnë tarifë për të marrë pjesë në tendera. Tarifa do të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Mnistrave.  Po ashtu, kompanitë garuese do të duhet që të sigurojnë kontratën te kompanitë e sigurimeve, në 10 % të vlerës së saj. Një ndryshim tjetër është ai që lidhet me kritere më të rrepta për kompanitë që të përfitojnë fonde publike, diuke parashikuar opsionin e skualifikimit në rastet kur kompanitë nuk kanë deklaruar pronarët përfitues.

Në listën e risive është edhe krijimi i “Organit Qendror Blerës” për tenderat, që do të krijohet nga Këshilli i Ministrave dhe do të asistohet nga organizma ndërkombëtare, për një periudhë 3 vjeçare. Ndërkohë, brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, parashikohet që të krijohet edhe Sistemi i Prokurimit Elektronik dhe ndërveprimit me sistemet e tjera.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat