Energjia për furrat e bukës, sipas TVSH-së - Propozimi i ri: Tarifa e ulët, sipas faturës ku evidentohet vlera e reduktuar

Teksa prej disa javësh është rikthyer debati për çmimin e energjisë elektrike të furrave të bukës, që tregotojnë edhe prodhime brumi e pastiçerie, një alternativë e re për aplikimin e tarifës preferenciale për aktivitetin e prodhimit të bukës është duke u shqyrtuar.
Burime nga grupi i punës, thanë për TV SCAN se po synohet që diferencimi i çmimit preferencial prej 7.6 lekë/ kWh të bëhet përmes faturave të tregtimit të bukës, ku evidentohet TVSH-ja e reduktuar që subjektet paguajnë.
Kjo pasi, aktualisht TVSH e bukës është e reduktuar në masën 8%, ndërkohë që për produktet e tjerë të brumit dhe pastiçerisë aplikohet TVSH normale, në masën 20%. Të njëjtët burime thanë se instalimi idy matësve, sipas aktivitetit që ushtrohet nga këto subjekte është i vështirë, duke qenë se prekja apo përgatitja e brumit kryhet në të njëjtat pajisje.
Ndërkaq, Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave ka parashtruar këreksat e saj për zgjidhjen e kësaj situate. Referuar propozimeve, Shoqata kërkon që furrat që prodhojnë bukë dhe prodhime brumi, të kenë tarifimin alternativ 9.5 lekë/ kWh ose të studiohet me grup të përbashkët.
Ndërkohë që, prodhimi dhe shitja e pastiçerisë dhe brumërave ku nuk ka prodhim buke, të jetë me tarifimin normal prej 14 lekë/kWh. Aktualisht palët janë në bisedime, por më herët është thënë se faturimit me çmime normale biznesi mund të ndikojë në rritjen e çmimit të bukës.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Shtyhet sërish Gjendja e Emergjencës së furnizimit me energji - Përfundonte në 30 qershor, MIE: Po punohet për detajet dhe argumentimin
Qeveria ka planifikuar të shtyjë sërish gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Afati i vendosur më herët ishte 30 qershori Gjendja e......

Ky shtet europian po u kërkon turistëve të fikin telefonat - Ishulli i parë dixhital i detoksifikimit në botë!
Zonë pa telefon: Ishulli i parë turistik dixhital i detoksifikimit në botë! Dëshirë për një detoksifikim dixhital? Një ishull në Finlandë dëshiron të bëhet......

Rreziku gjeopolitik i energjisë së shtrenjtë bërthamore - Kina synon të bëhet prodhuesi kryesor deri në vitin 2030
Më e shtrenjtë se burimet e rinovueshme, energjia bërthamore aktualisht ofron vetëm një avantazh gjeopolitik. Gjashtëmbëdhjetë fabrika janë në ndërtim e sipër......

Italia blen “Neptune” britanik - 4 miliardë metra kub gaz më shumë për Europën
Gjigandja italiane e energjitikës ENI, konfirmoi blerjen e britanikes “Neptune Energy”. Një blerje që sipas analistëve përkthehet në 4 miliardë metra kub gaz......

SHBA shpall politikën e re të kufizimit të vizave për ata që kanë ndihmuar të arratisurit!
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi gjatë kësaj jave një politikë të re të kufizimit të vizave që synon zyrtarët dhe agjentët e qeverisë së huaj që......

Kina po ndërton turbinën më të madhe të erës në botë në mes të oqeanit dhe është gati 70 kate e lartë!
Një projekt i ri i erës në det të hapur që vjen nga Kina do të jetë më i madhi i ndërtuar deri më sot, me lartësi sa një ndërtesë 70-katëshe, raportoi Design......

Ja sa është paga e një punonjësi të ri në Tesla në vitin 2023!
Kompania e automjeteve dhe energjisë vazhdon të punësojë të rinj pavarësisht nga disa pushime nga puna në fillim të vitit dhe një ndryshim kyç në procesin e......

Bllokimi i kufirit me Serbinë - Kompanitë në Kosovë, humbje prej mijëra eurosh
Në bazë të një llogaritjeje të Aleancës Kosovare të Biznesit, vlera e mallrave që bizneset e Kosovës kanë të kontraktuara me kompanitë serbe apo të bllokuara......