Përllogaritja e pensioneve, së shpejti në qendër e jo më në rrethe - Relacioni: Praktika si në BE. Shqipëria është gati për këtë ndryshim

Atyre që janë duke e përgatitur të dalin në pension nuk do t’u llogaritet e caktohet masa e pensionit në rrethin ku jetojnë por në qendër. Kjo paralajmërohet në nismën ligjore të depozituar në Kuvend
Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të krijojë një qendër unike për përllogaritjen dhe caktimin e pensioneve, duke e reduktuar gradualisht veprimtarinë e drejtorive rajonale.
Ky zhvillim paralajmërohet në ndryshimet e fundit që janë bërë në ligjin për sigurimet shoqërore, ku përjashtohen nga pagesa e sigurimeve pensionistët e vetëpunësuar.
Në relacionin e nismës evidentohet se përllogaritja dhe caktimi i pensioneve në një qendër të vetme dhe jo nëpër qendrat rajonale, është një eksperiencë që zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
Shqipëria, vijon relacioni, i ka krijuar kushtet për të ndërmarrë një lëvizje të tillë, duke qenë se ka grumbulluar materialin arkivor.
“Caktimi dhe llogaritja e pensioneve në një qendër të vetme ka disa avantazhe në administrim, cilësi, kontrollin e afateve si dhe zbatimin unik të ligjit” evidentohet më tej në relacion.
Një ndryshim tjetër i ligjit është ai që lidhet me pensionet e ngrira në banka në rastet kur përfituesi ndërron jetë.
Shtesa që propozohet ka për qëllim dhënien e së drejtës organeve të sigurimeve shoqërore të nxjerrin titull ekzekutiv për të bërë të mundur kthimin në llogaritë e sigurimeve shoqërore të kësteve mujore të pensioneve që janë gjeneruar dhe kaluar padrejtësisht në llogarinë bankare të pensionistit.
Bazuar në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, ISSH-ja gjeneron dhe xhiron pensionin mujor në llogarinë bankare dhe në degën e bankës që ka zgjedhur vetë pensionisti, për çdo muaj.
Kreditimi i pensionit ka limitin deri në gjashtë muaj. Çdo 6 muaj pensionisti duhet të konfirmojë në bankë rregullshmërinë e pagesës së përfitimeve, në këtë mënyrë edhe qenien e tij në jetë.
Nga praktika e përditshme kanë rezultuar raste, sidomos ndër pensionistët që janë rezidentë jashtë shtetit, se kur pensionisti ka ndërruar jetë çregjistrimi i tij në Regjistrin e Gjendjes Civile është bërë me vonesë, ndërkohë që pensioni ka vazhduar t’i kreditohet në llogarinë e tij bankare edhe pas ndarjes nga jeta.
Në shumicën e rasteve, këstet e gjeneruara për pagesë, për llogari të pensionistit, nuk janë tërhequr dhe kanë mbetur në llogarinë e tij bankare, janë bllokuar për t’u bërë të papagueshme, por nuk mund të kthehen në llogaritë e fondit me kërkesë zyrtare të organeve të sigurimeve shoqërore.
Në këto raste, nisur nga statusi ligjor i llogarive bankare individuale, për kthimin e shumave, bankat kërkojnë një vendim gjykate. Për zgjidhjen e kësaj problematike për këto raste, është parashikuar shtesa ligjore që i mundëson institutit që të nxjerrë një titull ekzekutiv për bankat që i mundëson tërheqjen e parave.
SCAN
Sondazh

Meshkujt shqiptarë e përdorin internetin për arsye kulturore më shumë se femrat - Anketa e INSTAT: Femrat kryesojnë për blerjet online të librave dhe revistave
Instat ka publikuar rezultatet e një ankete lidhur me përdorimin e internetit për qëllime kulturore. Rezultatet tregojnë se meshkujt e përdorin më shumë se......

Buxheti i shtetit “fryhet” nga të ardhurat shtesë - Tatim fitimi dhe TAP mbajnë peshën kryesore, TVSH zbret nga “piedestali”
Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 5 muajt e parë të vitit kanë tejkaluar planifikimin, duke u regjistruar në 57.9 miliardë lekë ose 102 % të planit të të......

Energjia për furrat e bukës, sipas TVSH-së - Propozimi i ri: Tarifa e ulët, sipas faturës ku evidentohet vlera e reduktuar
Teksa prej disa javësh është rikthyer debati për çmimin e energjisë elektrike të furrave të bukës, që tregotojnë edhe prodhime brumi e pastiçerie, një......

Shtyhet sërish Gjendja e Emergjencës së furnizimit me energji - Përfundonte në 30 qershor, MIE: Po punohet për detajet dhe argumentimin
Qeveria ka planifikuar të shtyjë sërish gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Afati i vendosur më herët ishte 30 qershori Gjendja e......

Ky shtet europian po u kërkon turistëve të fikin telefonat - Ishulli i parë dixhital i detoksifikimit në botë!
Zonë pa telefon: Ishulli i parë turistik dixhital i detoksifikimit në botë! Dëshirë për një detoksifikim dixhital? Një ishull në Finlandë dëshiron të bëhet......

Rreziku gjeopolitik i energjisë së shtrenjtë bërthamore - Kina synon të bëhet prodhuesi kryesor deri në vitin 2030
Më e shtrenjtë se burimet e rinovueshme, energjia bërthamore aktualisht ofron vetëm një avantazh gjeopolitik. Gjashtëmbëdhjetë fabrika janë në ndërtim e sipër......

Italia blen “Neptune” britanik - 4 miliardë metra kub gaz më shumë për Europën
Gjigandja italiane e energjitikës ENI, konfirmoi blerjen e britanikes “Neptune Energy”. Një blerje që sipas analistëve përkthehet në 4 miliardë metra kub gaz......

SHBA shpall politikën e re të kufizimit të vizave për ata që kanë ndihmuar të arratisurit!
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi gjatë kësaj jave një politikë të re të kufizimit të vizave që synon zyrtarët dhe agjentët e qeverisë së huaj që......