Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2023, 14:00

Meshkujt shqiptarë e përdorin internetin për arsye kulturore më shumë se femrat - Anketa e INSTAT: Femrat kryesojnë për blerjet online të librave dhe revistave

Nga SCAN TV
Meshkujt shqiptarë e përdorin internetin për arsye kulturore

Instat ka publikuar rezultatet e një ankete lidhur me përdorimin e internetit për qëllime kulturore. Rezultatet tregojnë se meshkujt e përdorin më shumë se femrat internetin për këtë qëllim

Meshkujt shqiptarë, rezultojnë se e përdorin më shumë se femrat internetin për qëllime kulturore. Kjo e dhënë publikohet nga Instituti i Statistikave që ka realizuar anketën e përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit duke u fokusuar te përdorimi i internetit te meshkut dhe femrat për aktivitete kulturore si pjesëmarrja në rrjete sociale, leximi i gazetave/ revistave në internet, komunikimi me mesazhe të shkurtra dhe blerjet online të librave/ revistave/ gazetave etj.

Ndërsa meshkujt rezultojnë më shumë në përqindje që e përdorin internetin për qëllime kulturore, femrat bëjnë përjashtim në përdorimin e internetit për aktivitetin “Blerje online të librave, revistave e gazetave’.

Nga kjo anketë kanë rezultuar edhe disa të dhëna të tjera lidhur me qëllimin e përdorimit të internetit nga të rinjtë.

Në vitin 2022, rreth 90,9 % e përdoruesve të internetit në grupmoshën 16-24 vjeç e kanë përdorur internetin për aktivitetin ‘Dëgjimi i muzikës’.  Grupmosha 25-54 dhe 55-74 vjeç e përdorën më shumë internetin për aktivitetin ‘Leximi i lajmeve në gazeta, revista në internet’ dhe më pak për aktivitetin ‘Luajtja ose shkarkimi i lojërave’.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat