Tjetër linjë ajrore low cost. 'Jazeera Airways' fillon fluturimet nga Tirana. Tre fluturime në javë për të mirëpritur turistët

Jazeera Airways, linja ajrore low cost në Kuvajt, do të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës nga 27 Qershor 2023. Me këtë rrugë të re, Jazeera u ofron turistëve nga Kuvajti një destinacion të bukur pushimesh në një vend të Ballkanit dhe gjithashtu hap mundësi për udhëtarët nga Shqipëria për t'u lidhur me gamën e gjerë të vëndeve në rrjetin e saj duke përfshirë destinacione të njohura si Jeddah dhe Dubai.
“Me nisjen e linjës sonë të re për në Shqipëri ne tani fluturojmë direkt në dymbëdhjetë destinacione në Evropë. Kjo është në përputhje me planet tona për të zgjeruar opsionet e udhëtimit të përshtatshëm dhe të përballueshëm si për pasagjerët në hyrje ashtu edhe për ata që dalin në rrjetin Jazeera” u shpreh Rohit Ramachandran, Drejtor Ekzekutiv i ‘Jazeera Airways’.
Jazeera Airways fluturon në 63 destinacione në Lindjen e Mesme, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Jugore dhe në Evropë. Shqiptarët mund të vizitojnë destinacione turistike si Kajro, Sharm El Sheik dhe Dubai ose të nisin një udhëtim fetar në Arabinë Saudite me një qëndrim të përshtatshëm në Kuvajt përmes terminalit të aeroportit të Jazeera, T5 (Terminali 5 i Jazeera).
“Ne jemi të emocionuar që shohim Jazeera Airways të fluturojë në Tiranë këtë verë, pasi kontribuon shumë në afrimin e Kuvajtit dhe Shqipërisë. Kjo rrugë e re do të ndihmojë në lehtësimin e lëvizjes për pasagjerët që udhëtojne për pushime dhe biznes nga të dy vendet, si dhe nga rajoni e më gjerë. Kjo lidhje tregon gjithashtu potencialin e të dy tregjeve. Ne jemi të kënaqur me besimin e dhënë tek Landways si partner vendas dhe jemi të sigurt për suksesin e Jazeera Airways në tregun shqiptar" u shpreh Gazmend Haxhia, President i ‘Landways International’, partner lokal i ‘Jazeera Airways’ .
Rreth Jazeera Airways:
Jazeera Airways operon fluturime komerciale dhe mallrash nga terminali i saj Jazeera T5 në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit. Linja ajrore fluturon në 63 destinacione të njohura në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore, Afrikë dhe Evropë, duke përfshirë destinacione biznesi, argëtimi, fetare dhe fundjave me kërkesa të larta.
SCAN
Sondazh

Cila pritet të jetë e ardhmja e taksës së pasurisë në Shqipëri? - Projeksionet/Nga rritja e pagesës për qytetarët deri tek zgjerimi i bazës
Taksa mbi pasurinë është një ndër zërat më të rëndësishëm të të ardhurave në buxhetet e bashkive në vend, por administrimi i saj nuk është në nivelet e duhura.......

Ndryshon skema e tenderëve, rregulla te reja për kompanitë - Sistem i ri, tarifë e rregulla më të ashpra për garuesit
Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve rrënjësore. Ndryshimet e reja ligjore që janë në proces konsultimi......

Përllogaritja e pensioneve, së shpejti në qendër e jo më në rrethe - Relacioni: Praktika si në BE. Shqipëria është gati për këtë ndryshim
Atyre që janë duke e përgatitur të dalin në pension nuk do t’u llogaritet e caktohet masa e pensionit në rrethin ku jetojnë por në qendër. Kjo paralajmërohet......

Meshkujt shqiptarë e përdorin internetin për arsye kulturore më shumë se femrat - Anketa e INSTAT: Femrat kryesojnë për blerjet online të librave dhe revistave
Instat ka publikuar rezultatet e një ankete lidhur me përdorimin e internetit për qëllime kulturore. Rezultatet tregojnë se meshkujt e përdorin më shumë se......

Buxheti i shtetit “fryhet” nga të ardhurat shtesë - Tatim fitimi dhe TAP mbajnë peshën kryesore, TVSH zbret nga “piedestali”
Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 5 muajt e parë të vitit kanë tejkaluar planifikimin, duke u regjistruar në 57.9 miliardë lekë ose 102 % të planit të të......

Energjia për furrat e bukës, sipas TVSH-së - Propozimi i ri: Tarifa e ulët, sipas faturës ku evidentohet vlera e reduktuar
Teksa prej disa javësh është rikthyer debati për çmimin e energjisë elektrike të furrave të bukës, që tregotojnë edhe prodhime brumi e pastiçerie, një......

Shtyhet sërish Gjendja e Emergjencës së furnizimit me energji - Përfundonte në 30 qershor, MIE: Po punohet për detajet dhe argumentimin
Qeveria ka planifikuar të shtyjë sërish gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Afati i vendosur më herët ishte 30 qershori Gjendja e......

Ky shtet europian po u kërkon turistëve të fikin telefonat - Ishulli i parë dixhital i detoksifikimit në botë!
Zonë pa telefon: Ishulli i parë turistik dixhital i detoksifikimit në botë! Dëshirë për një detoksifikim dixhital? Një ishull në Finlandë dëshiron të bëhet......