Cila pritet të jetë e ardhmja e taksës së pasurisë në Shqipëri? - Projeksionet/Nga rritja e pagesës për qytetarët deri tek zgjerimi i bazës

Taksa mbi pasurinë është një ndër zërat më të rëndësishëm të të ardhurave në buxhetet e bashkive në vend, por administrimi i saj nuk është në nivelet e duhura. Kjo për faktin se përpos disa bashkive të mëdha që e vjelin normalisht këtë taksë, pjesa më e madhe e njësive nuk kanë kapacitetet e nevojshme dhe mungesa e kadastrës fiskale përbën pengesë.
Nëse do ti referohemi shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë kanë pësuar rritje progresive vit pas viti ndikuar kjo dhe nga rritja e lejeve të ndërtimit, dhe përsëri peshën e zënë disa bashki të mëdha, siç është Tirana apo Durrësi.
Konkretisht përgjatë vitit 2022 janë mbledhur 27.6 miliardë lekë nga taksa e pasurisë, shifra më e lartë në dekadën e fundit, kapërcim i cili ka nisur nga viti pandemik 2020. Por pavarësisht kësaj, të ardhurat nga taksat mbi pronën për Shqipërinë zënë rreth 20% të të ardhurave të veta të vetëqeverisjes vendore dhe mbeten te ulëta krahasuar me vendet e rajonit. Për Shqipërinë të ardhurat janë rreth 0.3% e PBB ndërsa rajoni ynë ka një mesatare prej 0.7%.
Strategjia e re e decentralizimit 2023-230 parashikon pikërisht ndërhyrjen në këtë drejtim dhe rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore për ofrimin e shërbimeve, si edhe e autonomisë fiskale vendore. Synimi kryesor është rritja e nivelit të autonomisë financiare të pushtetit vendor, veçanërisht duke rritur nivelet e financimit të funksioneve vendore.
Tradicionalisht, theksi i decentralizimit fiskal dhe rritjes se te ardhurave është tatimi mbi pronën, për shkak te potencialit për financat e pushtetit vendor duke mbetur relativisht një taksim më i drejtë në krahasim me taksimet e tjera. Ndaj, bashkitë do të bëhen pjesë e një reforme që ka dy objektiva, afatmesëm dhe afatgjatë.
Objektiv afatmesëm do të jetë: rritja e te ardhurave për të gjithë kategoritë e tatimit mbi pronën, si për tatimin e ndërtesave, truallit apo tokës bujqësore, nëpërmjet zgjerimit të bazës së tatueshme, falë administrimit më të mirë fiskal.
Objektivi afatgjatë do të synojë rishikimin e taksimit mbi pronën dhe vlerësimin e përshtatshmërisë së nivelit aktual të tatimit, i cili mbetet i ulët krahasuar edhe me vendet e rajonit, si edhe i ulët në krahasim me koston administrative të mbledhjes së tij. Ndërsa aktualisht po punohet për taksimin e ndërtesave mbi bazën e vlerës së tregut, në planet e reformës është dhe taksimi i truallit mbi bazën e vlerës së tregut. Si pjesë e rritjes së eficencës së mbledhjes së taksës së pasurisë, përveç normës së mbledhjes, do të konsiderohet edhe ulja e kostove administrative të mbledhjes së kësaj takse.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ndryshon skema e tenderëve, rregulla te reja për kompanitë - Sistem i ri, tarifë e rregulla më të ashpra për garuesit
Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve rrënjësore. Ndryshimet e reja ligjore që janë në proces konsultimi......

Përllogaritja e pensioneve, së shpejti në qendër e jo më në rrethe - Relacioni: Praktika si në BE. Shqipëria është gati për këtë ndryshim
Atyre që janë duke e përgatitur të dalin në pension nuk do t’u llogaritet e caktohet masa e pensionit në rrethin ku jetojnë por në qendër. Kjo paralajmërohet......

Meshkujt shqiptarë e përdorin internetin për arsye kulturore më shumë se femrat - Anketa e INSTAT: Femrat kryesojnë për blerjet online të librave dhe revistave
Instat ka publikuar rezultatet e një ankete lidhur me përdorimin e internetit për qëllime kulturore. Rezultatet tregojnë se meshkujt e përdorin më shumë se......

Buxheti i shtetit “fryhet” nga të ardhurat shtesë - Tatim fitimi dhe TAP mbajnë peshën kryesore, TVSH zbret nga “piedestali”
Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 5 muajt e parë të vitit kanë tejkaluar planifikimin, duke u regjistruar në 57.9 miliardë lekë ose 102 % të planit të të......

Energjia për furrat e bukës, sipas TVSH-së - Propozimi i ri: Tarifa e ulët, sipas faturës ku evidentohet vlera e reduktuar
Teksa prej disa javësh është rikthyer debati për çmimin e energjisë elektrike të furrave të bukës, që tregotojnë edhe prodhime brumi e pastiçerie, një......

Shtyhet sërish Gjendja e Emergjencës së furnizimit me energji - Përfundonte në 30 qershor, MIE: Po punohet për detajet dhe argumentimin
Qeveria ka planifikuar të shtyjë sërish gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Afati i vendosur më herët ishte 30 qershori Gjendja e......

Ky shtet europian po u kërkon turistëve të fikin telefonat - Ishulli i parë dixhital i detoksifikimit në botë!
Zonë pa telefon: Ishulli i parë turistik dixhital i detoksifikimit në botë! Dëshirë për një detoksifikim dixhital? Një ishull në Finlandë dëshiron të bëhet......

Rreziku gjeopolitik i energjisë së shtrenjtë bërthamore - Kina synon të bëhet prodhuesi kryesor deri në vitin 2030
Më e shtrenjtë se burimet e rinovueshme, energjia bërthamore aktualisht ofron vetëm një avantazh gjeopolitik. Gjashtëmbëdhjetë fabrika janë në ndërtim e sipër......