Kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor: TEA, aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri!

https://www.youtube.com/watch?v=gZaQJU0o5yM
Krijohet TEA (Tourism Events of Albania), aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës, i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store i cili është një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe i Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Sipas njoftimit të ministrisë ky kalendar dhe aplikacion u prezantua sot para Piramidës, në prani të kryeministrit Edi Rama, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çelës.
Në aplikacionin TEA do të pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër dhe ky aplikacion do të sjellë informacionin për çdo event, për çdo preference e grupmoshë, në shqip e në anglisht.
Bazuar në informacionin e publikuar për mediat çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë.
Gjithashtu ndër veçoritë e tjera të këtij aplikacioni ministria bën me dije se TEA ka edhe disa butona të tjerë të dobishëm si p.sh., butoni “Vendndodhja” do t’i drejtojë ata në vendin e ngjarjes, butoni “Kalendari” e ruan ngjarjen në kalendarin personal të përdoruesit, duke u siguruar që ai të mos humbasë asnjë event për shkak të harresës në kohë, butoni “Share” që u lejon përdoruesëve të përhapin me lehtësi fjalën te miqtë dhe familjet e tyre si dhe së fundi, butoni “Zemra” u lejon atyre të ruajnë ngjarjet e tyre të preferuara në skedën e preferencave, në mënyrë që t’i ri-vizitojnë ato në çdo kohë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ministrja Ibrahimaj takim konsultativ në Universitetin Bujqësor – Në diskutim reforma e taksës së pasurisë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka zhvilluar sot një takim me pedagogët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Bujqësor të......

Guvernatori Sejko takim me përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të BERZH: 2023, pozitiv si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për rënien e inflacionit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)......

Tjetër linjë ajrore low cost. 'Jazeera Airways' fillon fluturimet nga Tirana. Tre fluturime në javë për të mirëpritur turistët
Jazeera Airways, linja ajrore low cost në Kuvajt, do të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës nga 27 Qershor 2023. Me këtë rrugë të re, Jazeera u ofron......

Cila pritet të jetë e ardhmja e taksës së pasurisë në Shqipëri? - Projeksionet/Nga rritja e pagesës për qytetarët deri tek zgjerimi i bazës
Taksa mbi pasurinë është një ndër zërat më të rëndësishëm të të ardhurave në buxhetet e bashkive në vend, por administrimi i saj nuk është në nivelet e duhura.......

Ndryshon skema e tenderëve, rregulla te reja për kompanitë - Sistem i ri, tarifë e rregulla më të ashpra për garuesit
Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve rrënjësore. Ndryshimet e reja ligjore që janë në proces konsultimi......

Përllogaritja e pensioneve, së shpejti në qendër e jo më në rrethe - Relacioni: Praktika si në BE. Shqipëria është gati për këtë ndryshim
Atyre që janë duke e përgatitur të dalin në pension nuk do t’u llogaritet e caktohet masa e pensionit në rrethin ku jetojnë por në qendër. Kjo paralajmërohet......

Meshkujt shqiptarë e përdorin internetin për arsye kulturore më shumë se femrat - Anketa e INSTAT: Femrat kryesojnë për blerjet online të librave dhe revistave
Instat ka publikuar rezultatet e një ankete lidhur me përdorimin e internetit për qëllime kulturore. Rezultatet tregojnë se meshkujt e përdorin më shumë se......

Buxheti i shtetit “fryhet” nga të ardhurat shtesë - Tatim fitimi dhe TAP mbajnë peshën kryesore, TVSH zbret nga “piedestali”
Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 5 muajt e parë të vitit kanë tejkaluar planifikimin, duke u regjistruar në 57.9 miliardë lekë ose 102 % të planit të të......