Ministrja Ibrahimaj takim konsultativ në Universitetin Bujqësor – Në diskutim reforma e taksës së pasurisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka zhvilluar sot një takim me pedagogët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Bujqësor të Tiranës, lidhur me reformën e Taksës së Pasurisë. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi dhe diskutimi mes palëve lidhur me këtë reformë, për të cilën aktualisht Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke hartuar një projektligj.
Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj tha se MFE vitet e fundit ka bashkëpunuar me ambasadën suedeze për hartimin e reformës dhe dëshiron që, para se të finalizojë hartimin e projektligjit dhe të hapë procesin e konsultimit publik, të marrë edhe mendimin e ekspertizës më të mirë në vend. Objekt i projektligjit do të jetë edhe toka bujqësore dhe, në këtë drejtim, Ministrja çmoi mendimin dhe sugjerimet që mund të vijnë nga ekspertët e Universitetit Bujqësor i Tiranës.
“Kur flasim për taksën e pronës, bëhet fjalë për ndërtesat, banesat, por edhe për tokën bujqësore, pyjore, apo për tokën që supozohet të shkojë për zhvillim. Ne besojmë që ka ardhur momenti që Shqipëria ta fillojë këtë reformë. Është shumë e rëndësishëm të kuptojmë që toka është një aset, i cili domosdoshmërish duhet shfrytëzuar dhe duhet të ketë incentiva, pse jo dhe incentiva të politikave fiskale, që të nxisin përdorimin dhe shfrytëzimin e tokës”, tha Ibrahimaj.
Ministrja u shpreh se përmes projektligjit që po hartohet synohet të rritet eficenca e përdorimit të tokës dhe të nxiten incentivat për shfrytëzimin e saj. Po ashtu, synohet që të përmirësohet forma e taksimit të pronës dhe e mbledhjes së saj, duke qenë se aktualisht të ardhurat nga mbledhjes së taksës së pasurisë dhe pronës në vendin tonë përbëjnë 0.3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Sipas Ministres Ibrahimaj, taksa duhet të jetë e drejtë, efektive, transparente, dhe mbi të gjitha duhet të jetë e thjeshtë. “Duke qenë se është një taksë që prek të gjithë popullatën e vendit, duhet që të kuptohet thjesht nga popullata, të perceptohet thjesht, të mblidhet thjesht dhe kjo është arsyeja pse ne duam të diskutojmë me detaje çdo element të taksës, pra nga niveli, tek mbledhja apo komunikimi”, vijoi Ibrahimaj në fjalën e saj.
Nga ana tjetër, Ministrja i kushtoi rëndësi faktit se projektligji parashikon edhe kategori që do të subvencionohen, pasi jo të gjithë kategoritë kanë mundësi pagese, dhe incentiva në mënyrë që të nxitet shfrytëzimi i pronës dhe prodhimi.
“Përsa i përket taksës që supozohet që të jetë taksë për sektorin bujqësor, për tokat bujqësore apo pyjore, ka disa incentiva lidhen me vitet e para të prodhimit, në mënyrë që ne të bëjmë të mundur të nxisim mbjelljen, prodhimin dhe shfrytëzimin”, tha Ministrja.
SCAN
Sondazh

Guvernatori Sejko takim me përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të BERZH: 2023, pozitiv si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për rënien e inflacionit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)......

Tjetër linjë ajrore low cost. 'Jazeera Airways' fillon fluturimet nga Tirana. Tre fluturime në javë për të mirëpritur turistët
Jazeera Airways, linja ajrore low cost në Kuvajt, do të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës nga 27 Qershor 2023. Me këtë rrugë të re, Jazeera u ofron......

Cila pritet të jetë e ardhmja e taksës së pasurisë në Shqipëri? - Projeksionet/Nga rritja e pagesës për qytetarët deri tek zgjerimi i bazës
Taksa mbi pasurinë është një ndër zërat më të rëndësishëm të të ardhurave në buxhetet e bashkive në vend, por administrimi i saj nuk është në nivelet e duhura.......

Ndryshon skema e tenderëve, rregulla te reja për kompanitë - Sistem i ri, tarifë e rregulla më të ashpra për garuesit
Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve rrënjësore. Ndryshimet e reja ligjore që janë në proces konsultimi......

Përllogaritja e pensioneve, së shpejti në qendër e jo më në rrethe - Relacioni: Praktika si në BE. Shqipëria është gati për këtë ndryshim
Atyre që janë duke e përgatitur të dalin në pension nuk do t’u llogaritet e caktohet masa e pensionit në rrethin ku jetojnë por në qendër. Kjo paralajmërohet......

Meshkujt shqiptarë e përdorin internetin për arsye kulturore më shumë se femrat - Anketa e INSTAT: Femrat kryesojnë për blerjet online të librave dhe revistave
Instat ka publikuar rezultatet e një ankete lidhur me përdorimin e internetit për qëllime kulturore. Rezultatet tregojnë se meshkujt e përdorin më shumë se......

Buxheti i shtetit “fryhet” nga të ardhurat shtesë - Tatim fitimi dhe TAP mbajnë peshën kryesore, TVSH zbret nga “piedestali”
Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 5 muajt e parë të vitit kanë tejkaluar planifikimin, duke u regjistruar në 57.9 miliardë lekë ose 102 % të planit të të......

Energjia për furrat e bukës, sipas TVSH-së - Propozimi i ri: Tarifa e ulët, sipas faturës ku evidentohet vlera e reduktuar
Teksa prej disa javësh është rikthyer debati për çmimin e energjisë elektrike të furrave të bukës, që tregotojnë edhe prodhime brumi e pastiçerie, një......