Birra me më pak alkool por me çmim fiks - Kompanitë britanike synojnë reduktimin e taksave

Përmbajtja e ulët e alkoolit ul taksat për prodhuesit e birrës në Britani. Për këtë arsye kompanitë vendase po planifikojnë të ulin përqindjen e alkoolit për birrat por nga ana tjetër duke vendosur një cmim fiks. Nga ana tjetër britanikët akuzojnë këto kompani se po fusin në xhep paratë që kursejnë, në vend që t'ua kalojnë klientëve të tyre duke ulur çmimin.
Filloi me "tkurrjen". Kur kostoja e prodhimit të produkteve të tyre u rrit, shumë industri ushqimore preferuan të tkurnin paketimin e tyre në vend që të rrisnin çmimet e tyre në një përpjekje për të "kamufluar" rritjen e çmimeve. Tashmë, britanikët po përballen gjithashtu me "deflacionin e pijes": në vend që të rrisin çmimin e birrës, fabrikat e birrës po ulin përmbajtjen e saj të alkoolit.
Greene King, një zinxhir i madh birre dhe pijetoresh në Mbretërinë e Bashkuar, ka reduktuar përmbajtjen e alkoolit të birrës së saj të njohur, në 4.8% nga 5%. Në mars, prodhuesi më i vjetër i birrës në vend, Shepherd Neame, uli përmbajtjen e alkoolit të birrave të saj në 4.2% dhe 5.2% respektivisht, nga 4.5% dhe 5.4%.
Sipas hulumtimit të publikuar nga ‘Mail on Sunday’, prodhuesit e birrës nuk kanë ndryshuar madhësinë e shisheve dhe kanaçeve të tyre, por po shesin të njëjtën sasi me përmbajtje më të ulët të alkoolit. I njohur në vend me emrin ‘Drinkflation’, fenomeni është një tjetër version i tkurrjes, ku kompanitë ushqimore dhe supermarketet shesin më pak sasi të produktit pa ulur çmimet.
Sipas ligjit në Mbretërinë e Bashkuar, prodhuesit e birrës paguajnë më pak taksë për pijet me përqindje më të vogël alkooli. Por britanikët dhe mediat akuzojnë kompanitë se po fusin në xhep kursimet, në vend që t'ua kalojnë atë klientëve të tyre duke ulur çmimin.
Kompanitë nga ana e tyre argumentojnë se përmbajtja më e ulët e alkoolit thjesht i ka ndihmuar të kompensojnë disa nga kostot në rritje, pas viteve të "presioneve inflacioniste mbi lëndët e para, kostot e paketimit dhe çmimet e energjisë". Reduktimi i alkoolit “zvogëlon taksën që paguajnë pa ndikuar ndjeshëm në shijen e birrës”, sipas tyre.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Arabia Saudite investon 5.6 miliard dollarë në Kinë - Shuma e destinuar për automjetet elektrike të prodhuara në vend
Jo vetëm naftë: Arabia Saudite po investon 5.6 miliardë dollarë në automjete elektrike të prodhuara në Kinë. Palët nënshkruan një marrëveshje, qëllimi i të......

Kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor: TEA, aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri!
https://www.youtube.com/watch?v=gZaQJU0o5yM Krijohet TEA (Tourism Events of Albania), aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital......

Ministrja Ibrahimaj takim konsultativ në Universitetin Bujqësor – Në diskutim reforma e taksës së pasurisë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka zhvilluar sot një takim me pedagogët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Bujqësor të......

Guvernatori Sejko takim me përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të BERZH: 2023, pozitiv si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për rënien e inflacionit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)......

Tjetër linjë ajrore low cost. 'Jazeera Airways' fillon fluturimet nga Tirana. Tre fluturime në javë për të mirëpritur turistët
Jazeera Airways, linja ajrore low cost në Kuvajt, do të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës nga 27 Qershor 2023. Me këtë rrugë të re, Jazeera u ofron......

Cila pritet të jetë e ardhmja e taksës së pasurisë në Shqipëri? - Projeksionet/Nga rritja e pagesës për qytetarët deri tek zgjerimi i bazës
Taksa mbi pasurinë është një ndër zërat më të rëndësishëm të të ardhurave në buxhetet e bashkive në vend, por administrimi i saj nuk është në nivelet e duhura.......

Ndryshon skema e tenderëve, rregulla te reja për kompanitë - Sistem i ri, tarifë e rregulla më të ashpra për garuesit
Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve rrënjësore. Ndryshimet e reja ligjore që janë në proces konsultimi......

Përllogaritja e pensioneve, së shpejti në qendër e jo më në rrethe - Relacioni: Praktika si në BE. Shqipëria është gati për këtë ndryshim
Atyre që janë duke e përgatitur të dalin në pension nuk do t’u llogaritet e caktohet masa e pensionit në rrethin ku jetojnë por në qendër. Kjo paralajmërohet......