“Bileta e vetme” rrit inflacionin në Gjermani - Çmimi i saj për të gjithë transportin publik u vendos në 49 euro

Rritja e cmimit të asaj që njihet si ‘bileta e vetme’ në Gjermani, ka shkaktuar ngritjen e inflacionit. Me vendim të Berlinit, çmimi i biletës për të gjithë transportin publik u vendos në 49 euro nga 9.90 që ishte. Inflacioni në ekonominë më të madhe të Europës u përshpejtua në 7% në qershor nga 6.3% në maj.
Banka Qendrore Europiane mund të luftojë ashpër inflacionin duke rritur normat e interesit, siç janë duke vepruar shumica e bankave qendrore brenda dhe jashtë Europës, por përpjekjet e saj minohen nga ‘bileta e lirë e vetme’ në transportin publik gjerman. Çmimi prej 9.90 eurosh, vitin e kaluar iu ofrua qytetarëve nga qershori deri në gusht për t'ua lehtësuar qarkullimin dhe për t'i çliruar nga kostoja e lartë e energjisë. Me këtë biletë qytetarët mund të udhëtonin me tren, tramvaj dhe autobusët rajonalë.
Suksesi i saj ishte aq i madh dhe bileta e vetme u bë aq e njohur sa Berlini vendosi ta bëjë atë të përhershme këtë vit edhe pse çmimi i saj nuk është më aq i ulët, por shitet për 49 euro.
Megjithatë, ky dallim është i rëndësishëm. Sipas vlerësimeve të ekonomistëve të Bloomberg Economics, kjo diferencë çmimi do t'i japë një shtysë të re inflacionit vjetor të ekonomisë më të madhe të Europës, në një kohë kur indeksi tashmë është përshpejtuar në qershor në 7% nga 6.3% në maj. Dhe sigurisht ndikimi i këtij përshpejtimi do të ndihet edhe përtej kufijve të Gjermanisë pasi vlerësohet se do t'i shtojë rreth 0.2 pikë përqindje inflacionit të Eurozonës në qershor dhe përgjithësisht do të intensifikojë presionet inflacioniste deri në gusht.
Por kjo nënkupton se shpresat për një pauzë në rritjen e normave nga BQE dhe zhvendosjen e saj të paprecedentë drejt politikës monetare kufizuese po zbehen. Siç kanë theksuar disa drejtues të bankës, pauza mund të ndodhë vetëm kur të vendoset një tërheqje e zgjatur e presioneve inflacioniste. Zyra gjermane e statistikave pritet të publikojë të dhënat e reja për inflacionin më 29 qershor, që do të pasohet nga publikimi i të dhënave të inflacionit në Eurozonë. Ndërkohë, bankat qendrore vazhdojnë luftën kundër inflacionit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Birra me më pak alkool por me çmim fiks - Kompanitë britanike synojnë reduktimin e taksave
Përmbajtja e ulët e alkoolit ul taksat për prodhuesit e birrës në Britani. Për këtë arsye kompanitë vendase po planifikojnë të ulin përqindjen e alkoolit për......

Arabia Saudite investon 5.6 miliard dollarë në Kinë - Shuma e destinuar për automjetet elektrike të prodhuara në vend
Jo vetëm naftë: Arabia Saudite po investon 5.6 miliardë dollarë në automjete elektrike të prodhuara në Kinë. Palët nënshkruan një marrëveshje, qëllimi i të......

Kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor: TEA, aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri!
https://www.youtube.com/watch?v=gZaQJU0o5yM Krijohet TEA (Tourism Events of Albania), aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital......

Ministrja Ibrahimaj takim konsultativ në Universitetin Bujqësor – Në diskutim reforma e taksës së pasurisë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka zhvilluar sot një takim me pedagogët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Bujqësor të......

Guvernatori Sejko takim me përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të BERZH: 2023, pozitiv si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për rënien e inflacionit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)......

Tjetër linjë ajrore low cost. 'Jazeera Airways' fillon fluturimet nga Tirana. Tre fluturime në javë për të mirëpritur turistët
Jazeera Airways, linja ajrore low cost në Kuvajt, do të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës nga 27 Qershor 2023. Me këtë rrugë të re, Jazeera u ofron......

Cila pritet të jetë e ardhmja e taksës së pasurisë në Shqipëri? - Projeksionet/Nga rritja e pagesës për qytetarët deri tek zgjerimi i bazës
Taksa mbi pasurinë është një ndër zërat më të rëndësishëm të të ardhurave në buxhetet e bashkive në vend, por administrimi i saj nuk është në nivelet e duhura.......

Ndryshon skema e tenderëve, rregulla te reja për kompanitë - Sistem i ri, tarifë e rregulla më të ashpra për garuesit
Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve rrënjësore. Ndryshimet e reja ligjore që janë në proces konsultimi......