Sa para dërgojnë shqiptarët jashtë? Mbi $50 milionë në vit. Italia dhe Greqia `presin` 87% të totalit, SHBA e 3-ta
Remitancat janë padiskutim një prej burimeve më të rëndësishme të të ardhurave për familjet shqiptare, dhe gjatë vitit të kaluar kanë prekur një rekord të ri historik, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Por, ka edhe një anë tjetër të medaljes; që janë remitancat në dalje, pra paratë që shqiptarët dërgojnë te të afërmit apo të njohurit e tyre jashtë vendit. “Scan Intel” ka bërë një analizë të këtyre shifrave, për të kuptuar se për sa para bëhet fjalë, dhe se ku shkojnë këto para.
Të dhënat e `KNOMAD` dhe “Bankës Botërore” tregojnë se shqiptarët dërgojnë jashtë vendit rreth 52 milionë dollarë remitanca. Të dhënat më të fundit i referohen vitit 2021. Janë vetëm 6 shtete të cilat përfshihen në listën e destinacioneve të këtyre parave që dërgohen nga Shqipëria dhe dy prej tyre zënë pjesën e “luanit”.
Kështu, në vend të parë renditet Italia, që zë gjysmën e totalit, ose 26 milionë dollarë dërgesa nga Shqipëria në vit. Ndiqet nga Greqia, me 37% të totalit, ose rreth 19 milionë dollarë në vit. Këto dy vende përbëjnë kështu plot 87% të totalit dhe jo rastësisht bëhet fjalë për dy vendet me prezencën më të lartë të emigrantëve shqiptarë, si dhe për dy vendet me emigracionin më të hershëm masiv nga Shqipëria. Pas këtyre dy shteteve ndjekin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 9.9% të totalit, ose 5.1 milionë dollarë për vitin 2021, si dhe Kanadaja me 1% të totalit, ose rreth 500 mijë dollarë. Maqedonia e Veriut me 0.8% të totalit, ose rreth 410 mijë dollarë, dhe Turqia me 0.7% të totalit, ose rreth 350 mijë dollarë. Shtete të tjera pritëse në listën e dërgesave që shqiptarët bëjnë jashtë nuk ka.
Këto shifra të `KNOMAD` bien disi ndesh me ato të Bankës së Shqipërisë, por edhe me shifra si ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi secili institucion përdor metodologji të ndryshme, çka reflektohet edhe te numrat. Mdaje edhe remitancat në hyrje për Shqipërinë rezultojnë ndjeshëm më të larta se ato të Bankës së Shqipërisë si pasojë e këtij ndryshimi metodologjik. Pavarësishst kësaj, asnjë prej metodologjive nuk përfshin kanalet informale të dërgesës së parave, por vetëm ato zyrtare.
Paratë e dërguara nga familjet shqipytare jashtë vendit për të afërmit e tyre me shumë gjasë kanë si destinacion emigrantët e rinj dhe studentët shqiptarë jashtë.
Sondazh
BSH bleu 283 kg ar në mars/ Ari monetar arrin në 3.1 ton, ose 208 milionë dollarë. Rezerva valutore, në $5.46 mld
Për herë të parë në thuajse 1 vit, Banka e Shqipërisë ka blerë ar monetar në kuadër të rezervës valutore. Kështu, volumi i arit në posedim të Bankës së......
Vlora, me rritjen më të madhe të kreditimit/ Huaja për individë rritet në çdo qytet, me përjashtim të Elbasanit
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e parë, në total......
Profili i një “punëtori” në Shqipëri/ Është mashkull, 25-54 vjeç, me 54 mijë lekë pagë, pa arsim të lartë dhe punon në bujqësi ose në sektorin e shërbimeve
“Scan Intel” ashtu siç ka bërë më parë, me profilin e një shqiptari mesatar, me “profilin e një familje shqiptare”, një të riu apo me profilin e një emigranti,......
Çmimet normalizojnë shifrat e transportit/ Rreth 13.5% më shumë mallra përmes detit, me rritje pasagjerët dhe fluturimet
Rënia e nivelit të çmimeve duket se ka stabilizuar tregtinë e jashtme. Këtë e konfirmojnë shifrat e transportit të publikuara nga “Instituti i Statstikave”.......
Më pak vepra penale në 2022/ Në rënie me 4.8%, por "Shpërdorimi i detyrës", shënoi rritjen më të lartë me 44.8%
Veprat penale kanë rënë me 4.8% në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi statistikat e krimeve dhe......
Fatura paraprake e “kolapsit” të euros/ Forcimi i lekut “dogji” në pak muaj 30 miliardë lekë, mes depozitave dhe remitancave
Kursi i këmbimit mes euros dhe monedhës vendase ka pësuar padiskutim luhatje të ndjeshme gjatë muajve të fundit. Rënia drastike e euros ka nisur që prej vitit......
Marsi rikthen tendencat rënëse të kreditimit / Por, vijon rritja e kredisë për blerje banese. Rekord huadhënie drejt kompanive publike
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit mars sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës gjatë......
Ku po “ikën” leku? Depozitat në rënie për të dytin muaj me radhë, "digjen" 230 mln euro. Tkurret edhe paraja në qarkullim
Depozitat në paranë e gjerë kanë rënë për të dytin muaj me radhë gjatë marsit, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë të analizuara nga “Scan......