Sa mund të zgjasë emergjenca e e-Albania? - Rikthehen shërbimet publike me sportele fizike

Emergjenca e krijuar në ofrimin e shërbimeve publike pas mbylljes së portalit unik qeveritar, E-Albania ka detyruar Ministrinë e Brendshme që të rihapë sportelet për disa shërbime të domosdoshme.
Ministria e Brendshme njofton se vetëm shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse për qytetarët deri në përfundim të sulmit kibernetik.
“Shërbimet qeveritare online janë një histori suksesi në Shqipëri pavarësisht ngërçit momental të krijuar prej sulmit kibernetik. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara”, njofton ministria e Brendshme.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke deklaruar se “kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!
Kryeministri bën me dije se agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!
“Nëse s'do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt!” deklaron kryeministri.
Burime nga ekipet e ekspertëve bëjnë me dije se për të arritur në ofrimin e plotë të shërbimeve do të nevojten se paku 7 deri në 12 ditë.
SCAN
Sondazh

Vonesa, radhë dhe kaos – Ja 10 aeroportet më të këqij në Europë për muajin korrik 2022
Në Heathrow të Londrës, kaosi është bërë intensiv, mes radhëve të pafundme të sigurisë, vonesave dhe anulimeve të fluturimeve dhe shumë pak mbajtëse të......

Tregtia e jashtme rritet në vlerë, por bie në peshë/ Eksport & Import në Qershor, 210 milionë euro më shumë se vjet, por 133 mijë ton më pak mallra
Rritja e çmimeve vijon të ketë ndikim të theksuar në shifrat e tregtisë së jashtme. Sipas Institutit të Statistikave, eksportet gjatë qershorit të këtij viti......

Europa në kërkim të gazit - Cilat janë vendet që do të mundësojnë furnizimin
Një alternativë për gazin rus ishte një nga pasojat e para për Europën pas pushtimit rus të Ukrainës. Udhëtimi në kërkim të furnizuesve të rinj nisi......

Nxjerrja e gazit në Adriatik - Kroacia investon 266 milionë euro
Kompania kroate e naftës INA, do të investojë 2 miliard kuna, rreth 266 milionë euro, për ndërtimin e platformave si dhe për shpime të reja në veri të......

Çmimet në Ohër janë 30% më të larta - Turistët e huaj janë rikthyer, por ka ende shumë vende bosh
Ohri është populluar nga turistët, por ndryshe nga vitet e tjera, në akomodimet private që rezervohen plotësisht deri në fund të gushtit, ka ende vende të lira......

Rritja e ekonomisë në Kinë - Të dhënat janë edhe më negative se sa pritej
Të dhënat për ekonominë kineze në tre mujorin e dytë – prill, maj, qershor – janë dhe më negative se pritshmëritë. Ekonomia e dytë më e madhe në botë është......

Ukraina shet rezervat e saj të arit - Deri tani janë shitur më shumë se 12.4 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës
Banka qendrore e Ukrainës ka shitur 12.4 miliardë dollarë nga rezervat e saj të arit që nga fillimi i luftës me Rusinë në 24 shkurt. Sipas këtij institucioni......

Bien shitjet e automjeteve në Europë - Në 6 mujorin e parë janë ulur me -13.6%
Shitjet e automjeteve në Bashkimin Europian, vendet e EFTA dhe në Mbretërinë e Bashkuar – sipas të dhënave të ACEA, shoqatës së prodhuesve europianë – kanë......