Rusia “anashkalon” sanksionet - 2.3 Mld dollarë dhe euro “cash” që prej vitit 2022

Kristi Ceta/SCAN
Rreth 2.3 miliardë dollarë në kartëmonedha dollarë dhe euro janë dërguar në Rusi që kur Shtetet e Bashkuara dhe BE ndaluan eksportin e kartëmonedhave të tyre atje në mars 2022 pas pushtimit të Ukrainës, sipas të dhënave doganore.
Shifrat e paraportuara më parë tregojnë se Rusia ka arritur të anashkalojë sanksionet që bllokojnë importet e parave të gatshme dhe sugjerojnë që dollarët dhe eurot mbeten mjete të dobishme për tregtinë dhe udhëtimin, edhe pse Moska përpiqet të reduktojë ekspozimin e saj ndaj monedhave të forta.
Të dhënat doganore, të marra nga një furnizues tregtar që regjistron dhe përpilon informacionin, tregojnë se paratë e gatshme janë transportuar nga vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë, të cilat nuk kanë vendosur kufizime në tregtinë me Rusinë. Vendi i origjinës për më shumë se gjysmën e totalit nuk ishte shënuar në të dhënat.
Qeveria amerikane në dhjetor kërcënoi me ndëshkime për institucionet financiare që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet dhe ka vendosur sanksione ndaj kompanive nga vendet e treta përgjatë 2023 dhe 2024.
Juani i Kinës ka tejkaluar dollarin amerikan duke u bërë valuta e huaj më e tregtuar në Moskë, megjithëse problemet e rëndësishme të pagesave vazhdojnë.
Rusia filloi t'i etiketojë dollarin dhe euron si "toksike" në vitin 2022, pasi sanksionet gjithëpërfshirëse ia shkurtuan aksesin e saj në sistemin financiar global, duke penguar pagesat dhe tregtinë. Rreth 300 miliardë dollarë të rezervave valutore të Bankës së Rusisë në Evropë janë ngrirë.
Të dhënat doganore mbulojnë periudhën nga marsi 2022 deri në dhjetor 2023.
Dokumentet treguan një rritje të importeve ‘cash’ pak para pushtimit. Midis nëntorit 2021 dhe shkurtit 2022, 18.9 miliardë dollarë në kartëmonedha dollarësh dhe eurosh hynë në Rusi, krahasuar me vetëm 17 milionë dollarë në katër muajt e mëparshëm.
Banka qendrore e Rusisë kufizoi shpejt tërheqjet e individëve në valutë të huaj pas pushtimit të Ukrainës, në një përpjekje për të mbështetur rublën në rënie. Sipas të dhënave, vetëm 98 milionë dollarë në kartëmonedha dollarë dhe euro u larguan nga Rusia midis shkurtit 2022 dhe fundit të 2023.
Përkundrazi, flukset hyrëse të valutës ishin shumë më të larta. Deklaruesi më i madh i valutës së huaj ishte një kompani pak e njohur, Aero-Trade, që ofron shërbime pa doganë në aeroporte dhe në fluturime. Kjo kompani deklaroi rreth 1.5 miliardë dollarë në fatura gjatë asaj periudhe.
Sondazh

Kërkesa globale për naftë duhet të rritet - Tregu mund të vuajë furnizimet e larta nga OPEC+
Kristi Ceta/SCAN Sipas të dhënave dhe burimeve të industrisë, rritja e kërkesës globale për naftë duhet të përshpejtohet në muajt e ardhshëm ose tregu......

“IA” mban shënime për ju gjatë mbledhjeve online - Google Meet vjen me funksionin e ri “Take notes for me”
Kristi Ceta / SCAN Google Meet prezanton një veçori të re që funksionon me anë të inteligjencës artificiale, të quajtur “Take notes for me”. Bëhet e......

“Ngec” ekonomia në Gjermani - Parashikohet një rritje prej 0.1% në vitin 2024
Kristi Ceta / SCAN Ekonomia e Gjermanisë përballet me perspektivën e një rritjeje të papërfillshme këtë vit, në vazhdën e tkurrjes së papritur në......

Aeroporti më i ngarkuar në botë do dalë në “pension” - Dubai nis punën për një terminal me kapacitet më të madh
Kristi Ceta/SCAN Një rekord i ri pasagjerësh është arritur në gjysmën e parë të vitit në aeroportin më të ngarkuar në botë, i cili ndonëse dëshiron të......

Monedha europiane prek fundin?! - Sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë këmbehet me 99,95 lekë
Dorian Koça/SCAN Monedha europiane ka regjistruar të hënën nivelin më të ulët historik kundrejt lekut. Sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë,......

28 mln euro për sigurinë kibernetike në 2024-ën - Raporti/ Kontrollet në autoritete janë katërfishuar dhe 6 autoritete u gjobitën
Ledina Elezi/SCAN Rreth 28 milionë euro është buxheti i parashikuar për sigurinë kibernetike të autoriteteve publike dhe private në vitin 2024, dëmtimi......

Shifra të larta të turizmit kulturor - Kalaja e Gjirokastrës, më e vizituara me mbi 120 mijë shtetas
Diamila Leka/ Scan Në Shqipëri, përpos turizmit bregdetar, rritje ka shënuar dhe turizmi kulturor. Sipas të dhënave zyrtare, sitet tona kulturore kanë......

Prodhimi i energjisë nga TEC-et lundrues - KESH synon blerjen e 21 mijë ton karburant, bën gati tenderin ndërkombëtar
Ola Mitre / SCAN Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do blejë 21 mijë ton karburant, që do të shërbejë për prodhimin e energjisë nga 2 TEC-et......