Bota Postuar më 8 Janar 2024, 10:31

Rritja e çmimit të vajit të ullirit - Konsumatorët drejt zgjidhjeve alternative

Nga SCAN TV
Rritja e çmimit të vajit të ullirit - Konsumatorët drejt

Çmimi i vajit të ullirit në botë është rritur në nivelet më të larta ndonjëherë për shkak të reduktimit të ndjeshëm të prodhimit të tij. Konsumatorët janë të paaftë për të përballuar koston dhe po zgjedhin si alternativë vajin e lulediellit.

Në dy vitet e fundit, çmimi i vajit të ullirit në supermarkete është rritur me 92.7%, ndërsa priten rritje të reja çmimi. Karakteristikë e situatës është se Greqia ra në vendin e dytë në konsumin për frymë me 10.3 kg në vit, ku në vend të parë hyn Spanja me 11.4 kg.

Moti i keq dhe ngricat në fund të muajit mars shkaktuan shumë dëme në lulet e ullirit dhe më pas në prodhimin. Në një pyetësor dërguar 4.487 prodhuesve në 34 vende, të anketuarit i dhanë të korrave 2023 një rezultat të përgjithshëm prej 51 nga 100, rezultati më i ulët që nga viti 2018.

Duket se ka një rritje të vazhdueshme të çmimit të vajit të ullirit. Për momentin çmimet e tij në fabrikë po arrijnë nivelet maksimale. Rritja prej 46% krahasuar me vitin e kaluar ka shkaktuar një sensacion mbarëbotëror, me situatën në përshkallëzim të mëtejshëm për shkak të thatësirës dhe mungesave që po regjistrohen. Siç vlerësohet, ndryshimet klimatike pritet ta bëjnë të vështirë kultivimin e ullinjve në shumë prej rajoneve tradicionalisht më pjellore të planetit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Janar

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm këtë mëngjes duke fituar pikë në raport me javën e  shkuar teksa blihet sot me 94.7 lekë dhe shitet sot me 95.7 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat