Europa Postuar më 8 Janar 2024, 09:26

Gjermani, gazet serrë në nivelet e vitit 1950 - Arsyeja, burimet e energjisë së rinovueshme

Nga SCAN TV
Gjermani, gazet serrë në nivelet e vitit 1950 - Arsyeja, burimet e

Emetimet e gazeve serrë ranë në vitin 2023 në Gjermani në nivelin më të ulët që nga vitet 1950. Vitin e kaluar, emetimet e CO2 ranë në 673 milionë ton, krahasuar me vitin 1990, ulja ishte 46%.

Arsyet kryesore për këtë tkurrje historike, e cila ka rikthyer emetimet e gazeve serrë në nivelet e 70 viteve më parë, gjenden në krizën energjetike: ndryshimi në bilancin tregtar të Gjermanisë për energjinë elektrike, me më pak eksporte dhe më shumë importe me kosto të ulët, por edhe recesioni dhe rënia e prodhimit, veçanërisht në industrinë intensive të energjisë.

Një ndikim patën edhe kursimet në konsumin e energjisë elektrike dhe gazit, ndërkohë që përdorimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike u kthye në nivelet e viteve 1960, megjithëse tre termocentralet e fundit bërthamore në Gjermani u mbyllën prillin e një viti më parë.

Ulja e ndjeshme e emetimeve të CO2 ishte e varur nga rënia e kërkesës për energji elektrike, për shkak të çmimeve të larta, dhe rritjes së prodhimit të energjisë elektrike të gjelbër, falë edhe bumit të paprecedentë të regjistruar në vitin 2023 në instalimin e paneleve diellore. Vitin e kaluar, për herë të parë në Gjermani, më shumë se 50% e konsumit të energjisë elektrike erdhi nga energjia e rinovueshme: 268 TWh (teravat orë) energji elektrike u prodhua nga era, dielli, uji ose biomasa.

Analiza e ‘rënies së ndjeshme’ të emetimeve të gazeve serrë në 2023-shin u krye nga grupi Agora Energiewende, i cili, megjithatë, reduktoi shtrirjen e tij afatgjatë: vetëm 15% e totalit të kursimeve do të ketë një ndikim afatgjatë sepse rrjedh nga rritja e energjisë elektrike të gjelbër; masat e efiçiencës së energjisë ose nga kalimi në lëndë djegëse miqësore me klimën. Rreth gjysma e kursimeve në vitin 2023 ishin për shkak të efekteve afatshkurtra si rënia e prodhimit dhe konsumi më i ulët i energjisë elektrike.

Në një raport të publikuar së fundmi nga Agora Energiewende theksohet se emetimet e CO2 ranë me 73 milionë ton krahasuar me 746 milionë në vitin 2022 dhe ishin 49 milionë ton nën objektivin e vendosur nga ligji për mbrojtjen e klimës për vitin 2023. Në raport shkruhet ndër të tjera se 2023-shi ishte viti i ekstremeve të reja klimatike dhe ndërgjegjësimi politik se dalja nga lëndët djegëse fosile është e pashmangshme. Temperaturat e oqeaneve janë rritur, sasia e akullit në Antarktidë ka rënë në nivelin më të ulët historik dhe nivelet e deteve kanë arritur një nivel të ri.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Janar

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm këtë mëngjes duke fituar pikë në raport me javën e  shkuar teksa blihet sot me 94.7 lekë dhe shitet sot me 95.7 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat