Shqipëria Postuar më 6 Janar 2024, 13:27

3.2 mld euro të ardhura nga turistët - Kumbaro: Do fokusohemi te turizmi elitar, 17 hotele të brandeve botërore

Nga SCAN TV
3.2 mld euro të ardhura nga turistët - Kumbaro: Do fokusohemi te

Të ardhurat nga turizmi gjatë vitit 2023 shënuan rritje të ndjeshme. Në analizën vjetore ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se në vetëm 9 muaj niveli i tyre arriti në 3.2 mld euro, nga 2.8 mld euro të ardhura përgjatë gjithë vitit 2022.

Për vitin 2024 synohet të arrihet një tjetër rritje, teksa fokusi do të jetë te zhvillimi i turizmit elitar. Sipas Kumbaros, aktualisht janë 17 hotele të ndërtuara apo në ndërtim, të brandeve ndërkombëtare, në funskion të këtij turizmi.

Paralelisht, Kumbaro u ndal edhe te sektori i mjedisit, duke theksuar nevojën e miratimit të ligjjt “Për zbatimin e përgjegjësive të zgjeruara të prodhuesit”, që lidhet me bizneset që prodhojnë dhe importojnë produkte, që në fund të ciklit kthehen në mbetje.

Ndërkaq, sa i takon ndryshimeve ligjore për rrjetin e zonave të mbrojtura, si nismë e 12 deputetëve të maxhorancës, Kumbaro shfaqi disa rezerva, por në të njëjtën kohë vuri në dukje se bashkitë duhet të kenë shumë kompetenca në administrimin e territorit.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat