Shqipëria Postuar më 6 Janar 2024, 12:18

‘2023, viti i turizmit’ - Kumbaro: Shqipërinë e vizituan vitin e shkuar 10.1 milionë turistë

Nga SCAN TV
‘2023, viti i turizmit’ - Kumbaro: Shqipërinë e vizituan

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një komunikim të mbajtur për mediat, deklaroi sot se, Shqipëria është vizituar përgjatë vitit 2023 nga 10.1 milionë turistë.

Në konferencën për analizën vjetore të ministrisë, Kumbaro u shpreh se, “ne numëruam mbi 10.1 milionë vizitorë nga 1 janari i 2023-it, deri në 31 dhjetor të këtij viti dhe nuk kam asnjë dilemë që viti 2023, ishte viti i turizmit, që u bë kryefjalë”.

“Rezultat, i cili erdhi pa asnjë dyshim si një bashkëpunim shumë mi mirë i sektorit privat dhe i sektorit publik. Dhe brenda sektorit publik, i të gjithë sektorëve, të cilët në një mënyrë ose tjetër, ose punojnë drejtpërdrejtë për turizmin siç është MTM me agjencitë e veta, por të gjitha agjencitë qeveritare në të gjitha nivelet, që nga ato të policisë tek transporti, nga bujqësia deri tek infrastruktura, në një mënyrë ose një tjetër kanë qenë të orientuara, sepse i tillë ishte prioriteti politik i qeverisë në shërbim dhe në funksion të ekonomisë së turizmit”, theksoi ministrja Kumbaro.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat