Cilat janë 49 profesionet e veçanta që kërkon tregu i punës? - Nga zjarrmëtar tek qëndistar dhe vëzhgues në furrat e uzinave

Zhvillimet ekonomike dhe diversifikimi i sipërmarrjes në vend kanë nxjerr në pah kërkesa specifike të bizneseve të ndryshme për fuqi punëtore. Kjo ndikuar edhe nga emigrimi masiv i fuqisë punëtore.
Për t’iu përshtatur këtyre kërkesave dhe për t’iu ardhur në ndihmë kryesisht të rinjve që synojnë tregjet europiane, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, përveç kurseve standarde që ofrojnë qendrat e formimit profesional, ka mundësuar edhe ofrimin e kurseve të veçanta, me qëllim frenimin e emigrimin, duke krijuar më shumë shanse punësimi për ata që aktualisht nuk kanë një profesion apo zanat apo që nuk gjejnë mundësi punësimi në zanatin që kanë apo nuk e kanë të përvetësuar siç duhet.
Kështu, në listën e kurseve të veçanta të ofruara Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive janë 49 të tilla, duke nisur nga Minator dhe Armator; Zjarrmëtar; Kasap; apo blegtor, duke rrëzuar kështu mitin që çdo kush që banon në fshat apo merret me bagëti mund të quhet i tillë, por duke synuar më shumë specializim në ndihmë të rigjallërimit të fshatit.
Po ashtu, ka kurse për punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të bimëve mjekësore; punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të frutave të malit; përpunim i qumështit dhe nënprodukteve të tij; përpunim peshku, shërbime në bujtina apo Vëzhgues në furrat e uzinave të përpunimit të mineralit.
Ndërkohë disa nga profesionet e harrura dhe të rikthyera përmes kurseve, janë qëndistari, përpunim brumi bukëpjekës, hekurkthim, hekurpëpunim, llamanirist; Riparim të pajisjeve audio dhe televizive, etj. Këto kurse ofrohen nga qendrat e formimit profesional në të gjithë vendin dhe për ata që janë punëkërkues të papunë, janë falas.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Uiski do të ndihmojë në prodhimin e karburantit! - Skocia është një hap përpara në realizimin e projektit
Shkencëtarët në Universitetin Heriot-Watt të Skocisë kanë zhvilluar një material që mund të kthejë miliarda litra ujëra të ndotur nga distileritë e uiskit në......

Greqia, rritje pagash deri 30% këtë vit - Një nga arsyet është mungesa e fuqisë punëtore
Me rritjen e ekonomisë për të tretin vit radhazi, pas “tkurrjes” së shkaktuar nga pandemia në vitin 2020, punonjësit në pothuajse të gjithë sektorët e......

E djathta ekstreme, pengesë për tranzicionin e gjelbër - Zgjedhjet e ardhshme ndryshojnë orientimin e parlamentit europian
Reagimi ndaj përpjekjeve për të menaxhuar ndryshimet klimatike brenda Bashkimit Europian do të përhapet në parlament me zgjedhjet e këtij viti. Suksesi në......

Një minierë e madhe po hapet në rajon - Priten eksporte prej pesë miliardë eurosh
Në fund të janarit, në Varesh në Bosnjën Qendrore do të fillojë nxjerrja e mineraleve që mund të përmbajnë ar, sipas raportimeve të mediave vendase. Kjo në......

Bonot e thesarit zhgënjejnë edhe në 2024, Yield-e minimale - Ankandi i parë i janarit për instrumentet 12-mujore. Normat e interesit pranë 3.25%
Bonot e thesarit e kanë nisur edhe vitin 2024 në ujëra të cekta, fare pranë normës bazë të interesit, e cila që prej nëntorit të shkuar gjëndet në vlerën......

Devijim i trafikut rrugor në Unazën e Durrësit – ARRSH njofton detajet e punimeve dhe masat e marra!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin "Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Kompensim për transportin rrugor - Kostot e personelit, energjisë, riparimit mund të ndahen mes bashkive dhe operatorëve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar kushtet e kompensimit për kompanitë e shërbimit publik të transportit rrugor, duke përfshirë......

Rritet vlera zyrtare për ndërtesat në bregdet - Mete: Çmimet e referencës, qasje zonale. Zbritje për vjetërsinë
Qeveria do të përcaktojë çmime të reja reference në vend edhe për ndërtesat, për të cilat do të kenë qasje zonale. Në një konferencë per media, Ministri i......