Elon Musk përdor drogë! - Drejtuesit e Tesla dhe Space X akuzojnë miliarderin

Kokainë, ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë. Këto substanca duhet të jenë arsyet e sjelljes ekstravagante të Elon Musk të zbuluara nga Wall Street Journal. Disa drejtues dhe anëtarë të bordit të drejtorëve të kompanive të manjatit - nga Tesla në SpaceX - janë të shqetësuar se përdorimi i drogës nga manjati mund të ketë pasoja jo vetëm në shëndetin e tij personal, por gjithashtu për gjashtë kompanitë dhe miliarda asete që ai mbikëqyr. Sipas tyre Musk është një pjesë integrale e vlerës së kompanive të tij dhe mund të ndikojë në besimin e investitorëve, duke vënë në rrezik dhjetëra mijëra vende pune.
Gazeta raporton dëshmi të drejtpërdrejta të njerëzve që pretendojnë se e kanë parë Musk të konsumojë drogë si LSD, kokainë, ekstazi dhe kërpudha psikodelike gjatë festave private. Këto episode nuk do të kufizoheshin vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ndodhin në pjesë të ndryshme të botës.
Pjesëmarrësve në këto festa iu kërkohet të nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti dhe të fikin telefonat e tyre celularë pas hyrjes, në mënyrë që të shmangin regjistrimin e videove ose fotografitë komprometuese. Në veçanti, bëhet fjalë për një event në Los Angeles, në vitin 2018, në të cilën Musk dyshohet se ka marrë “disa tableta”, dhe një në 2019-ën, në Meksikë, gjatë së cilës ai “festoi” me kërpudha.
Një nga aspektet më të diskutueshme është përdorimi i ketaminës, një substancë e njohur për efektet e saj psikedelike, për të cilën Musk pretendon se ka një recetë mjekësore dhe e përdor për të luftuar depresionin. Megjithatë, konsumi i tij mund të përbëjë një shkelje të politikave federale, duke rrezikuar miliarda dollarët e kontratave qeveritare të SpaceX.
Kontratat federale, në fakt, i detyrojnë kompanitë të respektojnë ‘Aktin e Vendit të Punës Pa Drogë’, një rregullore e vitit 1988 sipas së cilës ata që fitojnë një kontratë nga qeveria federale ose marrin grante federale duhet të sigurojnë mjedise pune ku asnjeri nga të përfshirët nuk konsumon drogë, si parakusht. Çdo shkelje e ligjit, shkruan Wall Street Journal, mund ‘të hedhë në erë’ kontratat e SpaceX.
Jo vetëm Musk. Gazeta zbulon, se Steve Jurvetson, anëtar aktual i bordit të drejtorëve të SpaceX, gjithashtu konsumon droga të paligjshme me manjatin. Ky është një element që ngre shqetësime të mëtejshme midis menaxherëve të kompanive të sipërmarrësit afrikano-jugor.
“Çuditë” e Elon Musk, siç përshkruhet nga WSJ, përfshijnë opinione të kundërta, fjalime të pafiltruara dhe sjellje provokuese. Shumë i konsiderojnë këto karakteristika një shprehje të krijimtarisë së miliarderit ose si rezultat i problemeve të shëndetit mendor, stresit apo mungesës së gjumit. Megjithatë, sipas gazetës financiare, ka një shqetësim në rritje midis drejtuesve të kompanisë se një element tjetër, përdorimi i drogës, mund të ndikojë në sjelljen e tij.
Doeina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Shqiptarët, mes Tiranës dhe qyteteve bregdetare - Vetëm tre qarqe me shtesë pozitive, pjesa tjetër po "tkurren"
Migrimi i brendshëm është një fenomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër brenda të njëjtit shtet.......

Gjermani, gazet serrë në nivelet e vitit 1950 - Arsyeja, burimet e energjisë së rinovueshme
Emetimet e gazeve serrë ranë në vitin 2023 në Gjermani në nivelin më të ulët që nga vitet 1950. Vitin e kaluar, emetimet e CO2 ranë në 673 milionë ton,......

Orban në krye të Parlamentit Europian? - Michel njofton dorëheqjen e parakohshme nga posti i presidentit!
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, njoftoi të shtunën planin e tij për të dhënë dorëheqjen e hershme në mënyrë që të mund të kandidojë për një......

Rruga e parë në botë e ndërtuar nga bishtat e cigareve!
Bratislava po krijon një mënyrë të re për të ricikluar bishtat e cigareve. Kompania e menaxhimit të mbetjeve komunale të kryeqytetit sllovak njoftoi një shtysë......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm këtë mëngjes duke fituar pikë në raport me javën e shkuar teksa blihet sot me 94.7 lekë dhe shitet sot me 95.7 lekë......

3.2 mld euro të ardhura nga turistët - Kumbaro: Do fokusohemi te turizmi elitar, 17 hotele të brandeve botërore
Të ardhurat nga turizmi gjatë vitit 2023 shënuan rritje të ndjeshme. Në analizën vjetore ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se në vetëm 9......

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!
Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet "50 më të mirët në botë" të këtij viti se çdo tjetër. Por......

Të pasur vs të varfër - Kush është më bujar?
A janë të pasurit, me kaq shumë bollëk, më të prirur për të ndarë pasuritë e tyre? A do të thotë të kesh më shumë se je i gatshëm t'u japësh më shumë të......