Shqiptarët, mes Tiranës dhe qyteteve bregdetare - Vetëm tre qarqe me shtesë pozitive, pjesa tjetër po "tkurren"
Migrimi i brendshëm është një fenomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër brenda të njëjtit shtet. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Vjetarit Rajonal Statistikor” për të kuptuar lëvizjen e shtetasve Shqiptarë dhe situatën e migracionit të brendshëm sipas qarqeve. Të dhënat e vëna në dispozicion nga INSTAT i referohen vitit 2022. Sipas shifrave vetëm 3 qarqe, Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë regjistruar migrim të brendshëm pozitiv.
Bilanci më i lartë pozitiv përsa i përket migrimit i atribuohet kryeqytetit, ku rezulton se janë 7,366 persona të ardhur më shumë se të larguar dhe më pas ndjek qarku i Durrësit. Në Durrës janë regjistruar 1,182 të ardhur më shumë se të larguar, ndërsa për qarkun e Vlorës kjo diferencë është më e vogël, ku kanë ardhur 239 persona më shumë sesa janë larguar.
Ndërkohë, sa i përket qarqeve me migracion të brendshëm neto negativ më të lartë se të tjerët, shohim se situata mbetet e pandryshuar që nga viti 2019 ku Dibra dhe Elbasani rezultojnë të jenë qarqet me numrin më të lartë të larguarve. Në shifra konkrete në këto qarqe janë 1,822 dhe 1,283 më shumë të larguar sesa të ardhur.
Nëse llogarisim migrimin e brendshëm neto për 1,000 banorë rezulton se në Tiranë ky koeficient është 8 ndërsa në Durrës 4.1. Ndërkohë, në Shkodër, Lezhë dhe Elbasan ky koeficient varion nga -2 në -5. Në qarkun e Dibrës ky koeficient prek edhe vlerën më të ulët -16.9 dhe kjo shpjegohet nga analiza e mësipërme që e rendit Dibrën si qarkun me numrin më të lartë të të larguarve krahasimisht me ato që kanë ardhur pra janë vendosur në këtë qark.
Në përfundim të analizës themi se tendenca e migrimit është drejt vendeve të zhvilluara. Kryesisht preferenca e lëvizjes së shtetasve nga qarqe të ndryshme të Shqipërisë drejt kryeqytetit lidhet ngushtë me mënyrën e jetesës, hapësirës për punësim, nivelit të studimeve etj.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Gjermani, gazet serrë në nivelet e vitit 1950 - Arsyeja, burimet e energjisë së rinovueshme
Emetimet e gazeve serrë ranë në vitin 2023 në Gjermani në nivelin më të ulët që nga vitet 1950. Vitin e kaluar, emetimet e CO2 ranë në 673 milionë ton,......

Orban në krye të Parlamentit Europian? - Michel njofton dorëheqjen e parakohshme nga posti i presidentit!
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, njoftoi të shtunën planin e tij për të dhënë dorëheqjen e hershme në mënyrë që të mund të kandidojë për një......

Rruga e parë në botë e ndërtuar nga bishtat e cigareve!
Bratislava po krijon një mënyrë të re për të ricikluar bishtat e cigareve. Kompania e menaxhimit të mbetjeve komunale të kryeqytetit sllovak njoftoi një shtysë......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm këtë mëngjes duke fituar pikë në raport me javën e shkuar teksa blihet sot me 94.7 lekë dhe shitet sot me 95.7 lekë......

3.2 mld euro të ardhura nga turistët - Kumbaro: Do fokusohemi te turizmi elitar, 17 hotele të brandeve botërore
Të ardhurat nga turizmi gjatë vitit 2023 shënuan rritje të ndjeshme. Në analizën vjetore ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se në vetëm 9......

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!
Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet "50 më të mirët në botë" të këtij viti se çdo tjetër. Por......

Të pasur vs të varfër - Kush është më bujar?
A janë të pasurit, me kaq shumë bollëk, më të prirur për të ndarë pasuritë e tyre? A do të thotë të kesh më shumë se je i gatshëm t'u japësh më shumë të......

Inflacioni nuk është mposhtur ende. Rritjet e çmimeve po përshpejtohen sërish në Europë!
Europa nuk e ka hequr fare problemin e madh e të dhimbshëm që ka përndjekur ekonomitë e saj gjatë dy viteve të fundit. Inflacioni vjetor në Gjermani dhe......