Shqipëria Postuar më 3 Tetor 2023, 09:48

Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi humbasin ndjeshëm pikë!

Nga SCAN TV
Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi humbasin ndjeshëm

Dollari amerikan vazhdon paqëndrueshmërinë e tij teksa nga humbja e djeshme ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes duke u blerë sot me 100.5 lekë dhe duke u shitur me 101.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane edhe pse e ka nisur ditën në vlera konstante duke se ka shënuar humbje gjatë natës duke u dobësuar nga dje teksa blihet sot me 105.5 lekë dhe shitet me 106.4 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka pasur edhe ajo zbritje të kuotës edhe pse shfaqet e qëndrueshme këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me  108.8 lekë dhe duke u shitur me 109.8 lekë.

Paundi britanik gjithashtu edhe ai është dobësuar ndjeshëm në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 120.9 lekë dhe është shitur me 122 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat