Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kroacinë – Rreth 3 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë njohjen e kontributeve

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić kanë nënshkruar sot në Zagreb, marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore.
Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.
Formalizimi i marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë mundëson koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore në përputhje me standardet e legjislacionit evropian, duke mundësuar gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrëlindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj.
Janë mbi 3,000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje.
Falë marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore, e cila do të nisë të zbatohet pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar. Ajo bazohet në disa parime bazë si trajtimi i barabartë, ruajtja e të drejtave të arritura, bashkimi i periudhave të sigurimit, si dhe ofrimi i përfitimeve, brenda dhe jashtë shtetit të origjinës.
Kroacia i shtohet kështu një sërë shteteve të tjera, me të cilat tashmë Shqipëria ka finalizuar marrëveshjet për mbrojtjen shoqërore, që sigurojnë njohjen e ndërsjelltë të kontributeve, si edhe lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve sa i përket tregut të punës, në rajon e më gjerë.
Një ditë më parë, më 1 tetor, hyri në fuqi marrëveshja me Zvicrën, ndërkohë që Shqipëria zbaton marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë dhe Belgjikën. Janë në proces ratifikimi nga palët e huaja marrëveshja me Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
SCAN
Sondazh

Nis ulja e tarifave roaming BE-Ballkani Perëndimor - Zyrtarisht, tarifat janë 16 deri 25 herë më të lira se më parë
Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi u bë i ditur nga......

Fituesi i sondazhit në Sllovaki kundërshton konsensusin europian për Ukrainën!
Fituesi i zgjedhjeve pro-ruse dhe anti-liberale të Sllovakisë, Robert Fico, ishte gati të fillonte bisedimet e koalicionit për të formuar një qeveri që mund......

Papunësia në Eurozonë arrin në një nivel të ri rekord të ulët!
Për Bashkimin Europian në tërësi, shkalla e papunësisë qëndroi në 5.9% në gusht, e njëjtë me majin dhe qershorin, dhe 0.1 pikë më e ulët se në korrik. Shkalla......

Pse kërkesa e Kinës për naftë dhe bakër është rritur me "ritme të forta"?
Kërkesa e Kinës për shumë mallra kryesore është rritur me "ritme të forta", tha Goldman Sachs në një shënim të fundit. Banka e investimeve vuri në dukje se......

Zona Shengen: A do të rikthehen kontrollet kufitare?
Disa vende të Shengenit kanë rifilluar kontrollet në kufijtë e brendshëm europianë. Ata thonë se është e nevojshme, duke pasur parasysh krizën e vazhdueshme të......

Tetori Rozë - Rama thirrje grave dhe vajzave të kryejnë mamografinë
Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare i është......

AMF: Shqipëria, epiqendra botërore e tregut të sigurimeve në vitin 2025!
Viti 2025 do të sjellë për herë të parë në Tiranë, drejtues të lartë nga mbi 158 autoritete mbikëqyrëse e rregullatore nga e gjithë Bota, si edhe përfaqësues,......

Çfarë është Sky Shield sistemi i ri i mbrojtjes ajrore për Europën?!
Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka kthyer luftën në Europë, dhe ka hedhur dritë mbi aftësitë mbrojtëse të NATO-s dhe Europës. Tani është duke u bërë armatosja,......