Shqipëria Postuar më 2 Tetor 2023, 14:34

Nis ulja e tarifave roaming BE-Ballkani Perëndimor - Zyrtarisht, tarifat janë 16 deri 25 herë më të lira se më parë

Nga SCAN TV
Nis ulja e tarifave roaming BE-Ballkani Perëndimor -  Zyrtarisht,

Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi u bë i ditur nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, sipas së cilës, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmëritë.

Duke nisur nga ky muaj, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dukshëm më ekonomik.

Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB, ndërsa tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas çmimeve të paketave të ulura edhe të rregullta, do të operojnë dhe me çmimet sipas modalitetit “pay as you go” (që do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë ekstra, ndërsa udhëton, veçanërisht për udhëtime të shkurtra)

Sipas Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një nga operatorët shqiptarë të telekomunikacionit, krahas shtrirjes së gjurmës për të gjithë operatorët nënshkrues të Deklaratës, për paketa tashmë shumë të favorshme ku 1 GB shkon shumë nën kufirin 18 euro – në disa prej paketave edhe deri në 2.5 euro, prezantoi uljen e pagesës së zakonshme në “pay as you go” dhe është një nga tre operatorët në rajon që e bëjnë këtë.

Çmimi i zakonshëm që para uljes varionte nga 376 në 565 euro për 1 GB, në varësi të vendit të  BE-së ku përdoruesi udhëtonte, tani është ulur me 16 deri në 25 herë, ose nga 93.4 në 95.9% dhe është 23 euro për 1 GB.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat