Zona Shengen: A do të rikthehen kontrollet kufitare?

Disa vende të Shengenit kanë rifilluar kontrollet në kufijtë e brendshëm europianë. Ata thonë se është e nevojshme, duke pasur parasysh krizën e vazhdueshme të emigracionit me të cilën përballet BE. Por çfarë do të thotë kjo për Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilët kanë më shumë se 15 vjet që presin të anëtarësohen në Zonën Shengen?
Një nga parimet kryesore të Marrëveshjes së Shengenit është liria e lëvizjes së qytetarëve, që do të thotë se nuk ka kontrolle në kufijtë e brendshëm të grupit. Megjithatë, ka klauzola në traktat që parashikojnë rivendosjen e përkohshme të kontrolleve kufitare, kryesisht kur ekziston një kërcënim për rendin publik ose sigurinë e brendshme. Në vitin 2023, të paktën shtatë shtete të Shengenit iu drejtuan atyre dispozitave.
Është gjithashtu e lidhur me ardhjen e një numri të madh emigrantësh në vendet e Europës Jugore. Falë mungesës së kufijve, refugjatët lëvizin lirshëm në të gjithë kontinentin dhe disa vende të BE-së kanë parë një rritje të madhe të kërkesave për azil muajt e fundit. Gjermania në veçanti.
Berlini ia atribuon rifillimin e kontrolleve kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke luftës kundër trafikantëve të qenieve njerëzore. Sllovenia po rrit mbikëqyrjen e pikave të saj kufitare me Kroacinë, e cila së fundi iu bashkua zonës Shengen.
Marrëveshja e Shengenit u nënshkrua nga pesë vende Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu në qershor 1985. Ajo u zhvillua në anijen Princesha Marie-Astrid në lumin Moselle, afër vendit ku bashkohen kufijtë e Luksemburgut, Francës dhe Gjermanisë. Marrëveshja mori emrin e vendbanimit më të afërt Shengen.
Më vonë iu bashkuan pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian në zgjerim, si dhe Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Irlanda nuk mund t'i bashkohej Shengenit për shkak të një marrëveshjeje të veçantë me Britaninë e Madhe. Dy vende të BE-së, Bullgaria dhe Rumania kanë pritur për më shumë se 15 vjet që të lejohen të bashkohen në grupin Shengen. Disa analistë thonë se kjo do të ndodhë para fundit të vitit 2023.
Parlamenti Europian u ka kërkuar vazhdimisht qeverive të vendeve të grupit që të autorizojnë Bullgarinë dhe Rumaninë për t'iu bashkuar Shengenit sa më shpejt të jetë e mundur, duke vënë në dukje se ato tashmë kanë përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme. Në shtator, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke mbajtur fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit, tha se kjo duhet të bëhet "pa vonesa të mëtejshme".
Anëtarët e rinj kanë nevojë për një votë pro nga të gjitha vendet në grup për t'u përfshirë në Shengen. Holanda dhe Austria po bllokojnë anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë, duke thënë se ato janë pjesë e të ashtuquajturës ‘Rruga Ballkanike’ përmes së cilës një numër i madh emigrantësh hyjnë në BE.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Tetori Rozë - Rama thirrje grave dhe vajzave të kryejnë mamografinë
Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare i është......

AMF: Shqipëria, epiqendra botërore e tregut të sigurimeve në vitin 2025!
Viti 2025 do të sjellë për herë të parë në Tiranë, drejtues të lartë nga mbi 158 autoritete mbikëqyrëse e rregullatore nga e gjithë Bota, si edhe përfaqësues,......

Çfarë është Sky Shield sistemi i ri i mbrojtjes ajrore për Europën?!
Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka kthyer luftën në Europë, dhe ka hedhur dritë mbi aftësitë mbrojtëse të NATO-s dhe Europës. Tani është duke u bërë armatosja,......

Nis sot viti i ri akademik – Rreth 20 mijë studentë në auditorë për herë të parë
Ka nisur sot viti i ri akademik 2023-2024 ku rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve. Regjistrimi i studentëve këtë......

Problemet e para për iPhone 15 Pro, mbinxehet - Kompania Apple premton zgjidhje nëpërmjet softuerit
Apple i është përgjigjur ankesave nga disa përdorues të cilët pas blerjes së iPhone 15 Pro të ri, raportuan nxehje të tepërt të aparatit celular gjatë......

Ekspertët shohin “fundin” e Gjermanisë! - Parashikojnë që këtë vit ekonomia të tkurret me 0,6%
Ekonomia gjermane do të shënojë një rënie prej 0.6 %, sipas parashikimit të fundit të përbashkët të instituteve ekonomike gjermane. Instituti për Kërkime......

Argjentina anulon tatimin mbi të ardhurat - Përjashtim bëjnë ata që fitojnë më shumë se 5 mijë dollarë në muaj
Eliminim i tatimit mbi të ardhurat për pothuajse të gjithë punonjësit argjentinas. Parlamenti në Buenos Aires ka miratuar projektligjin, një masë e propozuar......

ARAMCO, në tregun e gazit natyror të lëngshëm - Gjigandi saudit i naftës investon 500 milionë dollarë në sektor
Kompania shtetërore saudite e naftës Aramco ka blerë një pjesë të vogël të aksioneve në kompaninë MidOcean Energy duke hyrë në këtë mënyrë në tregun botëror të......