Ekspertët shohin “fundin” e Gjermanisë! - Parashikojnë që këtë vit ekonomia të tkurret me 0,6%

Ekonomia gjermane do të shënojë një rënie prej 0.6 %, sipas parashikimit të fundit të përbashkët të instituteve ekonomike gjermane. Instituti për Kërkime Ekonomike IFO, thekson se ekonomia gjermane ka më shumë se një vit në rënie.
Rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë gjatë vitit 2022 ndërpreu rimëkëmbjen nga pandemia dhe inflacioni i lartë vazhdon të ulë fuqinë blerëse të familjeve.
Norma bazë e interesit u rrit me më shumë se 4%, gjë që ndikoi veçanërisht në industrinë e ndërtimit. Për më tepër, politika e qeverisë gjermane shkakton pasiguri të madhe midis kompanive dhe familjeve, gjë që vështirëson planifikimin ekonomik dhe zvogëlon shanset për një dalje të shpejtë të ekonomisë nga kriza, thekson raporti i publikuar.
Për shkak të faktorëve të lartpërmendur, ekspertët ekonomikë e rishikuan në rënie parashikimin e rritjes ekonomike të pranverës, pasi pritej një rritje e lehtë e PBB-së gjermane në vitin 2023 prej 0.3 %.
Arsyeja kryesore për këtë korrigjim është rikuperimi më i ngadaltë i industrisë dhe konsumit gjerman sesa ishte supozuar në pranverë. Institutet ekonomike parashikojnë se ekonomia gjermane do të rritet me 1.3 % në vitin 2024.
Sipas parashikimit, ekspertët ekonomikë presin që papunësia të rritet mesatarisht në 2.6 milionë njerëz në vitin 2023. Norma e inflacionit pritet të jetë 6.1 % në vitin 2023 dhe të ulet në 2.6% për qind në vitin 2024. Ndërsa inflacioni bazë në Gjermani do të jetë 6.1 % këtë vit dhe do të bjerë në 3.1 % vitin e ardhshëm.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Argjentina anulon tatimin mbi të ardhurat - Përjashtim bëjnë ata që fitojnë më shumë se 5 mijë dollarë në muaj
Eliminim i tatimit mbi të ardhurat për pothuajse të gjithë punonjësit argjentinas. Parlamenti në Buenos Aires ka miratuar projektligjin, një masë e propozuar......

ARAMCO, në tregun e gazit natyror të lëngshëm - Gjigandi saudit i naftës investon 500 milionë dollarë në sektor
Kompania shtetërore saudite e naftës Aramco ka blerë një pjesë të vogël të aksioneve në kompaninë MidOcean Energy duke hyrë në këtë mënyrë në tregun botëror të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 101 lekë. Monedha europiane blihet sot me 105.9 lekë dhe shitet me 106.7 lekë. Franga zvicerane......

Kina debuton trenin e saj të parë me shpejtësi të lartë mbi ujë!
Shtesa më e fundit në portofolin e vendit është një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregut juglindor, që lidh qytetet Zhangzhou,......

Lumi më i gjatë në botë mund të jetë gati të humbasë titullin e tij. Ja pse!
Në epokën moderne të sotme, mund të jetë e drejtë të supozohet se shkenca i është përgjigjur me vendosmëri disa prej pyetjeve më të mëdha në lidhje me botën......

Aksionet europiane regjistrojnë tremujorin më të keq në një vit!
Aksionet europiane ishin më të larta të premten, por optimizmi në seancat e fundit rrumbullakosi një muaj të dobët dhe tremujorin më të keq të një......

Një ekonomi e varur nga nafta – Si Arabia Saudite po investon miliarda në sport për të rritur turizmin
Arabia Saudite është në një përpjekje për të transformuar ekonominë e saj të varur nga nafta duke ‘blerë’ dhe yjet e mëdhenj të sportit si Cristiano Ronaldo,......

Zbulohet në Turqi një gjuhë e re indo-europiane!
Një gërmim i ri në Turqi ka nxjerrë në dritë një gjuhë indo-europiane që më parë ishte e panjohur edhe për arkeologët. Gjuha e re u zbulua në vendin e......