ARAMCO, në tregun e gazit natyror të lëngshëm - Gjigandi saudit i naftës investon 500 milionë dollarë në sektor

Kompania shtetërore saudite e naftës Aramco ka blerë një pjesë të vogël të aksioneve në kompaninë MidOcean Energy duke hyrë në këtë mënyrë në tregun botëror të gazit natyror të lëngshëm..
Njoftimi zyrtar i shpërndarë për mediat shton se Aramco dëshiron të marrë një pjesë në katër projekte australiane LNG dhe se procesi është në vazhdim. Aramco ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare për të blerë një pakicë strategjike të aksioneve në Midocean Energy për 500 milionë dollarë, investimi i parë ndërkombëtar i gjigantit saudit të energjisë në sektorin e LNG -së.
Gjithashtu kompania bën të qartë se ka në plan të blejë më shumë aksione në të ardhmem.
‘MidOcean’ është në pronësi dhe menaxhuar nga firma amerikane e investimeve EIG Partners, e cila udhëhoqi një konsorcium për të blerë 49% të aksioneve në biznesin e tubacioneve të naftës të Aramco në vitin 2021, një marrëveshje që mblodhi 12.4 miliardë dollarë për Aramco.
Sipas gjigandit saudit të naftës ‘MidOcean Energy’ është i pajisur mirë për të kapitalizuar në rritjen e kërkesës për LNG dhe ky partneritet strategjik pasqyron gatishmërinë për të punuar me lojtarët kryesorë ndërkombëtarë.
‘MidOcean’ gjithashtu është në procesin e blerjes së interesave në katër projekte LNG në Australi si pjesë e strategjisë së saj të rritjes për të krijuar një biznes global të LNG-së. Në tetor 2022, kompania konfirmoi marrëveshjen me ‘Tokyo Gas’ për të blerë aksionet e kompanisë japoneze në një portofol prej katër projekteve australiane LNG për 2.15 miliardë dollarë.
Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Aramco Amin Nasser tha se marrëveshja forcoi marrëdhëniet e Aramco me EIG dhe se gazi do të jetë i rëndësishëm në përmbushjen e nevojës në rritje të botës për energji të sigurt, të aksesueshme dhe më të qëndrueshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 101 lekë. Monedha europiane blihet sot me 105.9 lekë dhe shitet me 106.7 lekë. Franga zvicerane......

Kina debuton trenin e saj të parë me shpejtësi të lartë mbi ujë!
Shtesa më e fundit në portofolin e vendit është një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregut juglindor, që lidh qytetet Zhangzhou,......

Lumi më i gjatë në botë mund të jetë gati të humbasë titullin e tij. Ja pse!
Në epokën moderne të sotme, mund të jetë e drejtë të supozohet se shkenca i është përgjigjur me vendosmëri disa prej pyetjeve më të mëdha në lidhje me botën......

Aksionet europiane regjistrojnë tremujorin më të keq në një vit!
Aksionet europiane ishin më të larta të premten, por optimizmi në seancat e fundit rrumbullakosi një muaj të dobët dhe tremujorin më të keq të një......

Një ekonomi e varur nga nafta – Si Arabia Saudite po investon miliarda në sport për të rritur turizmin
Arabia Saudite është në një përpjekje për të transformuar ekonominë e saj të varur nga nafta duke ‘blerë’ dhe yjet e mëdhenj të sportit si Cristiano Ronaldo,......

Zbulohet në Turqi një gjuhë e re indo-europiane!
Një gërmim i ri në Turqi ka nxjerrë në dritë një gjuhë indo-europiane që më parë ishte e panjohur edhe për arkeologët. Gjuha e re u zbulua në vendin e......

A janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të mbylljes së qeverisë?
Nëse një marrëveshje nuk arrihet para mesnatës së të shtunës, jetët e miliona qytetarëve amerikanë mund të preken ndjeshëm. SHBA është në prag të një mbylljeje......

Vendet jugore të BE-së bëjnë thirrje për një marrëveshje të re europiane për emigracionin dhe azilin!
Udhëheqësit e nëntë vendeve të Europës Jugore i kërkuan të premten BE-së të finalizojë një marrëveshje të re për emigracionin dhe azilin dhe të forcojë......