Argjentina anulon tatimin mbi të ardhurat - Përjashtim bëjnë ata që fitojnë më shumë se 5 mijë dollarë në muaj

Eliminim i tatimit mbi të ardhurat për pothuajse të gjithë punonjësit argjentinas. Parlamenti në Buenos Aires ka miratuar projektligjin, një masë e propozuar nga ministri i ekonomisë, Sergio Massa, pak javë përpara zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në datë 22 tetor. Vetë Massa po merr pjesë në garën për ‘Casa Rosada’, në krye të partisë aktuale të qeverisë së qendrës së majtë, e cila u rendit vetëm e treta në zgjedhjet paraprake të gushtit.
Massa kishte nisur një përjashtim të përkohshëm nga tatimi mbi të ardhurat për 99% të punonjësve me një dekret. Ligji që mori dritën jeshile nga Senati i eliminon përfundimisht për 800 mijë punëtorë dhe pensionistë. Vetëm ata që fitojnë më shumë se 15 herë paga minimale federale, pra 1.77 milionë pesos në muaj - mbi 5 mijë dollarë, do të duhet të vazhdojnë të paguajnë tatimin.
Mes një mitingu elektoral dhe një reforme tatimore, ministri dhe kandidati për president po përpiqet të fitojë terren përballë kundërshtarëve të tij politikë. Vendimi i fundit i shtohet rritjeve të pensioneve dhe pagave të sektorit publik që sapo janë miratuar nga qeveria.
E gjithë kjo, sipas vlerësimeve të ekonomistëve, do të kushtojë rreth 5.7 miliardë dollarë, të cilat do të financohen në masë të madhe nga printimi i parave, duke nxitur inflacionin, në një situatë tashmë jashtë kontrollit. Indeksi i çmimeve të konsumit në Argjentinë është ndër më të lartët në botë. Në gusht, rritja vjetore kaloi 124%, më e larta që nga përfundimi i fazës së hiper-inflacionit në 1991. Në baza mujore, kostoja e jetesës u rrit me 12.4%.
Në një vend tashmë përsëri në prag të falimentimit, këto masa ushtrojnë presion edhe mbi programin e ndihmës të rënë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Zëdhënësja e FMN-së, u shpreh se inflacioni në Argjentinë është shumë i lartë dhe vazhdon të rritet dhe masat e fundit shtojnë sfidat. FMN po punon për të kuptuar dhe vlerësuar më mirë ndikimin në financat publike dhe nevojën e mundshme për masa kompensuese, për të forcuar stabilitetin financiar dhe për të mbrojtur objektivat e rënë dakord.
Qeveria argjentinase i është zotuar FMN-së që këtë vit ta mbajë deficitin buxhetor brenda 1.9% të PBB-së, si pjesë e marrëveshjes për rifinancimin e borxhit prej 45 miliardë dollarësh, të arritur në vitin 2018 dhe që i nënshtrohet rishikimeve të vështira periodike.
Ndërkohë, kriza ekonomike e vendit po përkeqësohet dhe po zgjat në kohë. Në vlerësimet e fundit të OECD-së, Argjentina po përballet me një tkurrje prej 2% të PBB-së këtë vit, e ndjekur nga një rënie e mëtejshme prej 1.2% në vitin 2024, kur pritej një kthim në rritje.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

ARAMCO, në tregun e gazit natyror të lëngshëm - Gjigandi saudit i naftës investon 500 milionë dollarë në sektor
Kompania shtetërore saudite e naftës Aramco ka blerë një pjesë të vogël të aksioneve në kompaninë MidOcean Energy duke hyrë në këtë mënyrë në tregun botëror të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 101 lekë. Monedha europiane blihet sot me 105.9 lekë dhe shitet me 106.7 lekë. Franga zvicerane......

Kina debuton trenin e saj të parë me shpejtësi të lartë mbi ujë!
Shtesa më e fundit në portofolin e vendit është një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregut juglindor, që lidh qytetet Zhangzhou,......

Lumi më i gjatë në botë mund të jetë gati të humbasë titullin e tij. Ja pse!
Në epokën moderne të sotme, mund të jetë e drejtë të supozohet se shkenca i është përgjigjur me vendosmëri disa prej pyetjeve më të mëdha në lidhje me botën......

Aksionet europiane regjistrojnë tremujorin më të keq në një vit!
Aksionet europiane ishin më të larta të premten, por optimizmi në seancat e fundit rrumbullakosi një muaj të dobët dhe tremujorin më të keq të një......

Një ekonomi e varur nga nafta – Si Arabia Saudite po investon miliarda në sport për të rritur turizmin
Arabia Saudite është në një përpjekje për të transformuar ekonominë e saj të varur nga nafta duke ‘blerë’ dhe yjet e mëdhenj të sportit si Cristiano Ronaldo,......

Zbulohet në Turqi një gjuhë e re indo-europiane!
Një gërmim i ri në Turqi ka nxjerrë në dritë një gjuhë indo-europiane që më parë ishte e panjohur edhe për arkeologët. Gjuha e re u zbulua në vendin e......

A janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të mbylljes së qeverisë?
Nëse një marrëveshje nuk arrihet para mesnatës së të shtunës, jetët e miliona qytetarëve amerikanë mund të preken ndjeshëm. SHBA është në prag të një mbylljeje......