Bota Postuar më 2 Tetor 2023, 10:23

Problemet e para për iPhone 15 Pro, mbinxehet - Kompania Apple premton zgjidhje nëpërmjet softuerit

Nga SCAN TV
Problemet e para për iPhone 15 Pro, mbinxehet - Kompania Apple premton

Apple i është përgjigjur ankesave nga disa përdorues të cilët pas blerjes së iPhone 15 Pro të ri, raportuan nxehje të tepërt të aparatit celular gjatë përdorimit. Kompania me bazë në Cupertino deklaroi se kjo është pasojë e një gabimi të lidhur me softuerin dhe se një përditësim për zgjidhjen do të jetë i disponueshëm shumë shpejt. Më konkretisht, kompania flet për “kushte të caktuara” në të cilat ndodh ky fenomen.

Para së gjithash, pajisja mund të jetë më e nxehtë në ditët e para pas cilësimit ose rivendosjes për shkak të rritjes së aktivitetit në sfond. Është verifikuar gjithashtu një gabim në iOS 17 që prek disa përdorues dhe që do të zgjidhet shumë shpejt me një përditësim të softuerit. Një çështje tjetër përfshin disa përditësime të fundit të aplikacioneve të palëve të treta që shkaktojnë mbingarkesë të sistemit. Apple premtoi se po punohet me zhvilluesit e këtyre aplikacioneve për të gjetur rregullime që janë në proces publikimi.

Apple mohoi se problemi lidhet me harduerin e linjës iPhone 15 Pro. Dhe shtoi se rregullimi i ardhshëm i softuerit nuk do të rezultojë në një ngadalësim të procesorit të modeleve të fundit. Kompania gjithashtu mohon që USB-C mund të luajë një rol.

iPhone 15 Pro, duke përfshirë versionin më të madh të quajtur "Max", përfshin një shasi titani, e para për iPhone, dhe një çip A17 Pro me grafikë të përmirësuar. Disa studiues, sipas Bloomberg, kanë thënë se këto ndryshime harduer-ike mund të kenë kontribuar në problemin aktual të mbinxehjes së tij.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat